Siguri

NSA thotë se nuk ëshë “Vëllau i Madh”

Publikuar , 09 Korrik 2010
0
NSA thotë se nuk ëshë “Vëllau i Madh”

Agjencioni Nacional i Sigurisë (NSA) ka theksuar se projekti “Perfect Citizen” (qytetari i përkryer) është një hulumtim që ka të bëjë me luftimin e kërcënimieve ndaj rrjeteve të sigurisë kombëtare dhe se në të nuk është i përfshirë asnjë lloj monitorimi.

Wall Street Journal gjatë ditës së djeshme ka raportuar se sistemi i fshehtë me vlerë prej 100 milion dollarë, që do të furnizohet nga Raytheon, do të vendos remote sensor  në rrjete të cilësuara me rëndësi kombëtare. Caku i synuar do të ketë rezultat mbrojtjen dhe detektimin e cyber-sulmeve.

Por Wall Street Journal gjithashtu ka thënë se shumë prej këtyre rrjeteve kanë të bëjnë me rrjete private dhe në këtë mënyrë mund të ketë qasje përtejë shkallës së sigurisë. Një burim i brendshëm nga Raytheon ka thënë për WSJ, se “Perfect Citizen është Big Brother”. (Big Brother – Vëllau i madh)

Por NSA është ngutur dhe është paraqitur në publik dhe ka thënë se në fakt nuk ka diçka të tillë. Nuk do të ketë monitorim të rrjeteve, dhe nuk do të instalohen sensor.  “Kontrata ofron një bashkësi të zgjidhjeve teknike që ndihmojnë NSA-në të kuptojë më mirë kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare të rrjeteve, që është një pjesë kritike e misionit të NSA për të mbrojtur kombin” u shpreh NSA për “The Atlantic”.

“Çfarëdo sugjerime që thonë se ka aktivitete ilegale apo intrusive të lidhura me këtë tentim të kontraktuar janë thjeshtë të pavërteta. Ne strik i pëcjellim rregullat dhe ligjet e SHBA-së”.

LEXO EDHE:  Hakerët thyejnë një kontraktor të inteligjencës Ruse, vjedhin 7.5TB të dhëna

Lajmet e fundit>