Harduer

Nubia prezanton telefonin e parë të lojërave me një ventilator

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Prill 2019
0
Ekrani 6.65-inç AMOLED ka rezolucion FHD+, HDR dhe frekuencë rifreskimi prej 90Hz. Po sigurisht ka edhe një portë kufjesh 3.5mm. Nubia Red Magic 3 del në shitje më 3 Maj në Kinë për 430 dollarë. Nubia prezanton telefonin e parë të lojërave me një ventilator

Një vit pasi Nubia prezantoi telefonin e parë të lojërave Red Magic dhe vetëm gjashtë muaj pas debutimit të Red Magic 2, kompania është rikthyer me një tjetër telefon të kësaj kategorie quajtur Red Magic 3.

Ndryshimi i madh është tek sistemi i ajrimit dhe i ftohjes i cili përveç ftohjes së lëngshme vjen me një ventilator që Nubia thotë se është i pari i llojit të tij.

Sistemet e ajrimit janë vendosur në fokus të smartfonëve të lojërave vitet e fundit. Razer Phone 2 mbinxehet gjatë përdorim intensiv ndërsa për telefonin ASUS ROG duhej të vendosnit një ventilator të jashtëm.

Red Magic 3 duhet të zgjidhë këtë problem. Specifikat e harduerit janë të ngjashme me smartfonët e tjerë të lojërave me procesor Snapdragon 855, 12GB RAM dhe 256GB memorie.

Bateri prej 5,000 mAh karikohet me një kabull 27-vat. Nga jashtë Magic 3 ka një kamër të pasme 48-megapiksel dhe një kamër frontale 16-megapiksel.

Ekrani 6.65-inç AMOLED ka rezolucion FHD+, HDR dhe frekuencë rifreskimi prej 90Hz. Po sigurisht ka edhe një portë kufjesh 3.5mm. Nubia Red Magic 3 del në shitje më 3 Maj në Kinë për 430 dollarë.

Së shpejti telefoni do të shitet në SHBA, Britani, Kanada dhe disa vende Evropiane e Aziatike. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tesla prezanton SUV e ri Model Y javën e ardhshme

Tags >

Nubia
Lajmet e fundit>