Lajmet

Nuk do të ketë një buton mospëlqimi në rrjetin social Facebook

Publikuar , 13 Dhjetor 2014
0
Nuk do të ketë një buton mospëlqimi në rrjetin social Facebook

Facebook është duke kërkuar mënyra të reja për të shprehur emocione më tepër sesa ofron butoni “Pëlqej”. Gjatë një sesioni të dytë pyetje përgjigje në San Fransçisko, Mark Zuckenberg tha se shumë përdorues të rrjetit social nuk ndiheshin rehat thjesht duke pëlqyer momente të ndryshme të rëndësishme të jetës. Dëshira e tyre ishte të shprehnin më shumë emocionet lidhur me këto ngjarje. Gjithsesi, Facebook nuk ka në plane të implementojë një buton mospëlqimi në përmbajtjet e postuara.

dislik

“Klikimi i butonit ‘pëlqej’ është një gjest krejtësisht i thjeshtë, por krijimi i mundësive për përdoruesit me qëllim shprehjen e me shumë emocioneve do të ishte diçka e fuqishme,” u shpreh Zuckenberg për audiencën. Ndërsa i referohej ofrimit të këtyre opsioneve, ekzekutivi u shpreh: “Ne kemi nevojë të kuptojmë mënyrën e duhur për shprehur këto emocione që në fund të fundit të rezultojë diçka pozitive dhe jo një forcë e keqe që dëmton postimet”.

Mundësia për të komentuar në postime ka qenë gjithmonë e disponueshme, por gjithsesi njerëzit e shikonin të nevojshme të shkruanin diçka të mençur në koment. Çdo ditë gjenerohen 4.5 miliard pëlqime, të dhëna që vijnë nga rrjeti social. Butoni i pëlqimit u prezantua në 2009 së bashku me butonin e shpërndarjes. Në nëntor të 2013 rrjeti social u ridizenjua. Butoni i shpërndarjes është orientuesi kryesor i trafikut për në Facebook nga uebsitet e tjera. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Zelanda i kërkon Kosovës fshirjen e pamjeve online të sulmit ndaj xhamive

Lajmet e fundit>