Lajmet

Nuk është vetëm Xiaomi, Huawei gjithashtu kopjon nga Apple

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Mars 2020
0
Asistenti i Huawei mund të flasë në Anglisht, Frëngjisht dhe Spanjisht dhe sillet pothuajse njëlloj si asistenti i Apple Siri në momentin e lançimit. Nuk është vetëm Xiaomi, Huawei gjithashtu kopjon nga Apple

Duke qenë se me sanksionet Amerikane Huawei nuk përdor dot shërbimet e Google në produktet e tij, përfshirë Google Assistant, kompania prezantoi sot krahas P40 asistentin e quajtur Celia.

Asistenti i Huawei mund të flasë në Anglisht, Frëngjisht dhe Spanjisht dhe sillet pothuajse njëlloj si asistenti i Apple Siri në momentin e lançimit. Ngjan me një kopje të tij saqë nuk dallon dot cili është Siri dhe cili Celia nëse lançohet njëherazi.

Vjen me disa komanda zanore thuajse bazike si parashikimi i motit, leximi i mesazheve me tekst apo kryerja e telefonatave.

Gjithashtu mund të krijojë përkujtues, të ndërveprojë me kalendarin e madje të përkthejë. Huawei shpreson se tentativa e tij do të rezultojë më e suksesshme sesa Samsung Bixby.

Për herë të parë kompania e përmendi asistentin Celia vitin e kaluar si një version global i asistentit që ofron në Kinë Xiaoyi. Celia do të shfaqet tek telefonët e tjerë Huawei përmes një përditësimi kur EMUI 10.1 zyrtarisht të mbërrijë së bashku me P40 në 7 Prill. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  SHBA, Britania dhe Australia kërkojnë akses në mesazhet e enkriptuara të Facebook