Analiza

Nuk ndalet rënia e numrit të pajtimtarëve të shërbimeve celulare

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Shkurt 2020
0
Tre operatorët ofrojnë paketa të ndryshme me kontratë për individët si Vodafone Next, Telekom Up dhe ALBtelecom Super Smart. Nuk ndalet rënia e numrit të pajtimtarëve të shërbimeve celulare

Numri i pajtimtarëve sipas kartave SIM në fund të tre mujorit të 4-rt të 2019-ës ishte 3,378,886, një rënie me 3.7% krahasuar me tre mujorin e 3-të dhe 18.5% krahasuar me një vit më parë sipas raportit të fundit të publikuar nga AKEP.

Prej këtyre 2.67 milionë janë përdorues aktivë të shërbimeve celulare, 2.5 milionë të telefonisë celularë dhe 1.78 milionë përdorues aktivë të internetit celular.

Gjatë këtij tre mujori vijoi trendi i kalimit të pajtimtarëve në shërbime celulare me kontratë ndërsa numri i tyre që përdorin shërbime me parapagesë ra në 80.9%, ende një shifër e lartë krahasuar me vendet e rajonit dhe Bashkimin Evropian.

Ky trend është udhëhequr nga Vodafone Albania gjatë gjithë vitit të kaluar dhe në tre mujorin e fundit reduktoi numrin e pajtimtarëve me parapagesë në 75.9% nga 93.3% që ishte një vit më parë.

ALBtelecom ka udhëhequr këtë trend ndërsa në tre mujorin e kaluar kishte 79.1% të përdoruesve me parapagesë. Telekom Albania ka numrin më të lartë me 88% të përdoruesve me parapagesë.

Tre operatorët ofrojnë paketa të ndryshme me kontratë për individët si Vodafone Next, Telekom Up dhe ALBtelecom Super Smart.

 

Vodafone Albania vazhdon të ketë numrin më të lartë të pajtimtarëve sipas kartave SIM dhe aktivë me 1.689 milionë dhe 1.256 milionë respektivisht.

Telekom Albania rënditet i dyti me 1.1 milionë pajtimtarë sipas kartave SIM dhe 952 mijë pajtimtarë aktivë.

ALBtelecom rënditet i treti me 579 mijë pajtimtarë sipas kartave SIM dhe 421 mijë pajtimtarë aktivë.

Përdorimi i internetit celularë dominohet nga Vodafone Albania ku pothuajse të gjithë përdorues aktivë e shfrytëzojnë prej 940 mijë. Telekom Albania ka 567 mijë përdorues aktivë të internetit celular dhe ALBtelecom vetëm 280 mijë.

LEXO EDHE:  Google Maps me një hapësirë të dedikuar për drejtuesit e makinave

Mesatarisht në këtë tre mujor është vënë re një rritje e lehtë e konsumit mesatar të GB në muaj në 3.45GB krahasuar me 3.4GB tre mujorin e kaluar. Për të njëjtën periudhë një vit më parë përdoruesit kanë konsumuar mesatarisht 2.7GB në muaj.

Përdoruesit shpenzojnë 184 minuta në muaj dhe 32SMS. /PCWorld Albanian