Analiza

Nuk ndalet rënia e numrit të përdoruesve të shërbimeve celulare në Shqipëri

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Qershor 2019
0
Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv ishte 181 minuta dalëse, 33 SMS dhe 2.63GB internet. Krahasuar me tre mujorin e kaluar konsumi mesatar i minutave ra me 3.8%, i SMS dhe internetit 10.8% dhe 2.8% respektivisht. Nuk ndalet rënia e numrit të përdoruesve të shërbimeve celulare në Shqipëri

Numri i përdoruesve të shërbimeve celulare në Shqipëri vijoi rënien për tremujorin e pestë me radhë dhe arriti në 2.6 milionë në fund të muajit Mars sipas raportit të fundit të AKEP.

Krahasuar me tre mujorin e fundit të 2018-ës numri i përdoruesve aktivë shënoi rënie me 3.2% dhe 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Tregu vijon të dominohet nga Vodafone Albania me 1.22 milionë përdorues aktivë të shërbimeve celular ndjekur nga Telekom Albania me 974 mijë dhe ALBtelecom Mobile (ish Eagle Mobile) me 427 mijë.

Rënien më të madhe e pati Vodafone Albania me 4.3% ndjekur nga Telekom Albania me 3% dhe ALBtelecom me 0.7% krahasuar me tre mujorin e kaluar.

Mbi baza vjetore është Telekom Albania me rënien më të madhe me 12.2% ndjekur nga Vodafone Albania me 9.5% dhe ALBtelecom me 4%.

Numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në internet përmes rrjeteve celulari ishte 1.9 milionë, një rritje me 3.6% krahasuar me tre mujorin e kaluar. Mesatarisht shqiptarët kanë përdorur 2.63GB për përdorues ose 14.8 milionë gigabajt gjatë tre mujorit të pari.

Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv ishte 181 minuta dalëse, 33 SMS dhe 2.63GB internet. Krahasuar me tre mujorin e kaluar konsumi mesatar i minutave ra me 3.8%, i SMS dhe internetit 10.8% dhe 2.8% respektivisht.

Në total janë 3.6 milionë pajtimtarë të shërbimeve celulare. Megjithatë përdorues aktivë konsiderohet ai i cili ka përdorur shërbimet në tre muajt e fundit.

Numri i pajtimtarëve është shumë larg rekordit të arritur në 2017-ën kur ishin 5.5 milionë karta SIM të regjistruara.

Numri i përdoruesve të internetit broadband celular ndahet sipas operatorëve me Vodafone Albania me 987 mijë, Telekom Albania me 608 mijë dhe ALBtelecom me 278 mijë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Biznesmeni që bleu Telekom Albania nxjerr në shitje investimin e tij më të madh

Lajmet e fundit>