Lajmet

Nuk shtyhet debutimi i Modern Warfare 2 për PC

Publikuar , 19 Tetor 2009
0
Nuk shtyhet debutimi i Modern Warfare 2 për PC

Pas 421 faqeve shumë të gjata në forumin zyrtar Infinity Ward Modern Warfare 2, ku mund të shihnit komente të mbushura me inat dhe pasiguri në lidhje me një thashetheme për shtyrjen e debutimit të versionit për PC të këtij titulli, zhvilluesi i lojës më në fund ka thyer heshtjen dhe ka konfirmuar se të gjitha versionet e Modern Warfare 2 do të paraqiten në treg me 11 nënto.

Ryan Bowling nga Infinity Ward shkroi në twitter: “Nuk ka vonesa në PC për Modern Warfare 2. Ju gjithashtu do të keni Prestige Mode në PC si dhe përkrahje të gjerë për Steam. Shpresojmë se specifikat minimale do të paraqiten së shpejti”.

Këto 151 karaktere sigurisht nuk përmbajnë shumë detaje, por fjala për mos praninë e vonesave së bashku me përkrahjen për Steam, do të duhej të sjellë fytyra të lumtura për shumë gejmerë të PC-së.

Për të festuar këtë lajm, le të përcjellim videon më të fundit të kësaj loje.

LEXO EDHE:  Tableti i merr jetën vajzës 3 vjeçare në Spanjë

Lajmet e fundit>