Biznes

Nuk votohet vendimi i Qeverisë për privatizimin e Telekomit Kosovës

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Maj 2019
0
Komisioni me shumicë votash miratoi kërkesën e Sejdiut për heqjen nga rendi i ditës së vendimit qeveritar për privatizimin e Telekomit. Nuk votohet vendimi i Qeverisë për privatizimin e Telekomit Kosovës

Komisioni për Zhvillim Ekonomik nuk ka votuar vendimin e Qeverisë së Kosovës,  me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”.

Nënkryetari i Komisionit, Dardan Sejdiu, ka kërkuar heqjen nga rendi i ditës të kësaj pike me arsyetimin se ende nuk ka përfunduar raporti hetues për Telekomin.

“Raporti hetimor vjen për dy muaj dhe pas dy muajsh kemi një analizë të qartë dhe të shëndoshë për Telekomin. Ne nuk duhet ta lidhim me privatizim analizën e BERZh-it por duhet ta lidhim me revitalizim të Telekomit”. Nëse jemi të interesuar që Telekomin ta ringjallim atëherë nuk kemi nevojë me u ngut me fut një temë e cila i ka shumë pikëpyetje sot. Ka arsye shumë të forta me hekë këtë pikë të rendit të ditës përndryshe unë nuk marrë pjesë në votim”.

Kurse, anëtari tjetër i komisionit Memli Krasniqi u shpreh kundër heqjes së kësaj pike nga rendi i ditës, por shtoi se nëse nuk merr pjesë deputeti Sejdiu në votim, atëherë nuk ka zgjidhje tjetër.

“ Nuk pajtohem me propozimin e Dardanit, mendoj që kjo duhet të hidhet në votim dhe mundet me u refuzuar. Nuk besoj që domosdoshmërish duhet me lënë në peng total gjendjen e rënduar të Telekomit.  Mendoj se duhet të votohet ky vendim, se edhe ashtu i gjithë procesi i privatizimit nuk mund të ndodhë para dy vjetësh. Nëse nuk merr pjesë Dardan Sejdiu, propozoj mos me e qitë në rend dite, kështu që vetëm bartet nga mbledhja në mbledhje”, ka thënë Krasniqi.

Komisioni me shumicë votash miratoi kërkesën e Sejdiut për heqjen nga rendi i ditës së vendimit qeveritar për privatizimin e Telekomit.

LEXO EDHE:  Kodet e huaja telefonike ende operojnë në Kosovë

Ndryshe, Komisioni për Zhvillim Ekonomik sot ka shqyrtuar dhe miratuar raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM për vitin 2018, për të cilin ka raportuar Musa Shabani, kryetar i Bordit i KPMM-së. /Monitor

Lajmet e fundit>