Softuer

Nuk ka Assassin’s Creed 3 për këtë vit

Publikuar , 08 Korrik 2010
0
Nuk ka Assassin’s Creed 3 për këtë vit

Jean-Francois Boivin, dha dias komente për Eurogamer, në të cilët ai u shpreh se duhet t’i ofrohet hapësirë kreacioneve në mënyrë që gjërat të sistemohen në vend. “Mendoj se është për të mirën e të gjithëve. Qëllimi është për të shitur lojëra, por çdo tre vite apo më shumë, ju duhet të pushoni dhe t’i lejoni vetës hapësirë që mineralet të kthehen në vend e jo të ketë mungesë të tyre”, u shpreh ai.

Sipas Boivin, ngjarja dhe planifikimi bazë për titullin e radhës Assassin’s Creed veçse është përgatitur por detajet në këtë kohë janë të limituara në maksimum. “E dimë saktësisht se çfarë po bëjmë” tha ai. “E kemi vizonin për episodën e radhës dhe e dimë se çfarë do të bëjmë me të. Por diçka më shumë nuk mund t’ju them” theksoi Boivin.

Deri më tani Assassin’s Creed ka pasur dy pjesë të ndryshme në treg dhe së fundi ka paraqitur edhe pjesë zgjeruese, Brotherhood që shton multiplayer dhe aventura të reja për Ezio-në, karakterin kryesor të lojës. E duket se deri pas vitit 2011 nuk do të shohim diçka të re nga Assassin’s Creed.

LEXO EDHE:  Mozilla të dhënat e përdoruesve të Firefox

Lajmet e fundit>