Analiza

Numri i anëtarëve të rinj të Amazon rritet me 10 milion gjatë periudhës së festave

Publikuar , 28 Dhjetor 2014
0
Numri i anëtarëve të rinj të Amazon rritet me 10 milion gjatë periudhës së festave

Amazon Holds News ConferenceAmazon.com Inc raportoi se ka regjistruar më shumë se 10 milion anëtarë për dërgesat Prime dhe shërbimin dixhital gjatë periudhës së festave të fundvitit. Kompania deklaron se ka si qëllim të ofrojë dërgesat brenda 1 ore në më shumë qytete të reja në vitin 2015.

Amazon i konsideron anëtarësimet e saj Prime për 99$ në vit, si gur themelor për rritjen e kompanisë.

Gjiganti i tregtisë onlinë, asnjëherë nuk ka deklaruar numrin e saktë të anëtarëve të saj Prime, por ka thënë se ata numërohen me miliona. Analistët shprehen se kjo kompani po rritet me ritme të shpejta dhe po përpiqet të sjellë akoma më shumë përmbajtje dhe produkte të reja.

Amazon raportoi se klientët kanë porositur produkte më shumë se 10 herë këtë sezon festash. CEO Jeff Bezos gjatë një deklarate u shpreh: ‘Ne po punojmë fort për ta përmirësuar akoma më shumë shërbimin tonë Prime dhe për ta zgjeruar atë në më shumë qytete të reja.’

Kompania raportoi gjithashtu se 60% e klientëve të tyre kanë porositur nga një pajisje mobile dhe numri total i shitjeve këtë sezon me anë të aplikacionit Amazon App është dyfishuar këtë vit. Kjo tregon që njerëzit parapëlqejnë më shumë blerjet online se sa në dyqanet fizike. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Numri që përdorni për verifikimin me dy faktorë në Facebook nuk është privat

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>