Lajmet

Numri i aplikacioneve në Windows dhe Windows Phone App Store ka arritur deri në 400 000

Publikuar , 04 Prill 2014
0
Numri i aplikacioneve në Windows dhe Windows Phone App Store ka arritur deri në 400 000

windows-app-downloads-400000Pavarësisht se Microsoft-i nuk ka mundur të arrijë numrin e aplikacioneve të iOS dhe Android, vlen të theksohet se gjatë muajve të fundit kompnia ka bërë progres duke shtuar ndjeshëm numrin e aplikacioneve në ekosistem.

Fotoja e mësipërme është marrë nga konferenca Microsoft Build Developer dhe aty është paraqitur qartë se numri i aplikacioneve për PC dhe pajisje mobile ka arritur deri në 400 000.

Sipas MetroScanner, numri i aplikacioneve në dyqanin online Windows ka arritur deri në 150 000, që do të thotë se Windows Phone disponon plot 250 000 aplikacione. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar vemë re se sasia e tyre është dyfishuar. Gjithashtu vlen të përmendim se përdoruesit e pajisjeve të ndryshme me sistem Windows shkarkojnë rreth 14 milion aplikacione në ditë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft sjell Linux e vërtetë në Windows 10

Lajmet e fundit>