Analiza

Numri i lojtarëve nga Kina tejkalon numrin e banorëve të SHBA-së

Publikuar , 24 Prill 2014
0
Numri i lojtarëve nga Kina tejkalon numrin e banorëve të SHBA-së

kin lojraDuke folur në një panel në Samitin e Marketingut të Lojërave 2014 në San Françisko, zyrtarët e kompanisë hulumtuese të tregut EEDAR zbuluan që, sipas hulumtimit të tyre, numri i lojtarëve në Kinë tejkalon numrin total të banorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Paneli ishte përqendruar në trende marketingu në industrinë e lojërave dhe përmbante përfaqësues nga Microsoft, Sony, EEDAR dhe Ubisoft. Sipas një slajdi që treogn numrin e saktë, “Janë 1.6 lojtarë kinezë për çdo qytetarë amerikanë (517 milionë në krahasim me 317 milionë).”

Nga 517 milionë lojtarë kinezë:

-147 milionë janë lojtarë kyçë -28% luajnë më tepër se 1 orë gjatë ditës -9.7 për qind kanë shpenzuar para -Zhanret kryesore kanë sjell 70 për qind të të hyrave.

Vetëm vitin e kaluar, Kina e largoi bllokadën të vendosur 13 vite më parë ndaj konsollave, sidoqoftë rregullat kufizuese për lojërat në Kinë janë pak të ashpra. Natyrisht, kjo nuk nënkupton që do të kemi një ndryshim të menjëhershëm në orientimin e zhvillimit të lojërave dhe pirateria e lojërave ende është aktive në Azi, që e bën atë hapësirë të vështirë në të cilën mund të punohet. Por me hapjen e Kinës, me siguri do të shohim ndryshime të përshkallëzuara si në llojet e lojërave, e po ashtu edhe në audiencën për të cilën janë synuar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  San Francisko, ndalohet përdorimi i teknologjive të njohjes së fytyrës

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>