Siguri

Numri i ueb faqeve të rrezikshme po rritet vazhdimisht

Publikuar , 28 Tetor 2009
0
Numri i ueb faqeve të rrezikshme po rritet vazhdimisht

Kur kombinohen këto shifra me numrat e paraqitur në fillim të këtij viti nga Microsoft dhe Google, kjo na sinjalizon një parashikim shqetësues.

Sipas studimit, një numër prej 5.8 milion faqeve  kishte mbi  640.000 ueb faqe të infektuara me kod të dizajnuar për të zbrazur material të dëmshëm tek kompjuterët e vizitorëve. Microsoft paraqiti shifrat në prill në lidhje me këtë pretendim statistikor, kur tha se vetëm 3 milion faqe ishin të infektuara. Në një periudhë pothuajse 6 deri në 7 muaj, grumbulli i bërllokut të internetit është dyfishuar. Gjatë periudhës së njëjtë, Google ka dyfishuar numrin e faqeve të bllokuara në hiq më pak se 350.000 sosh.

Procesi i pastrimit nuk është i lehtë për shkak se faqet po ri-infektohen po aq shpejtë sa po pastrohen. Në fakt, 39.6 % e faqeve të infektuara kanë qenë të infektuara në të kaluarën dhe ishin pastruar.

Versionet më të hershme të programeve të zakonshme si Adobe Flash dhe Acrobat ofrojnë caqe të lehta për keqpërdorimin e numrave të mëdhenj të klientëve.

“Hakerët po fillojnë të shohin një sukses prej këtyre sulmeve dhe në momentin që shohin diçka të tillë, ata do të vazhdojnë të investojnë më shumë” tha Ameet Ranadive, bashkë-themelues i Dasient.

LEXO EDHE:  Fshihen mijëra faqe të hostuara në rrjetin e zi

Lajmet e fundit>