Harduer

Nvidia: Aparatet e lojrave jo në qarkullim gjithmonë

Publikuar , 30 Shtator 2012
0
Nvidia: Aparatet e lojrave jo në qarkullim gjithmonë

Shefi Ekzekutiv i Nvidia-s Jen-Hsun Huang mbajti një fjalim, në përvjetorin e Konferencës Teknologjike të Njësië së Proçesit të Grafikës (GPU Technology Conference).

Kjo shërbeu si një ide se si mund të jetë gjenerata e ardhshme e lojrave. Është i gjatë, i dobët dhe është jeshil. Nuk është asgjë tjetër veç se një tel që bën lidhjen e një video loje me në Televizor 3D të quajtur LG Cinema 3D Smart TV.

Ndërsa rivali i Nvidia, Advanced Micro Devices, ka mbërthyer tregun për proçesorët grafikë që do të fuqizojnë gjeneratën tjetër të lojrave. Huang ka një plan të thjeshtë që mund t’i bëjë lojrat më fantastike duke vendosur një proçesor grafike që i krijon një eksperiencë lojtarit sikur është i përfshirë totalisht brënda lojës.

Huang prezantoi një teknologji të re, të quajtur GeForce GRID, që do te cilësohet si brezi i fundit e proçesorëve grafikë. Ndërsa pritja e lojrave si “on line” përdor grafikën e Nvidia-s. GRID do të përdorë një proçesor të atillë që të bëjë disa marifete të zgjuara që iu mudëson shërbimeve të lojrave të përballojnë më shumë lojra duke përdorur më pak memorje.

Është një teknologji e re dhe që ofron shumë avantazhe. Si fillim, privatësia e lojrave është pothuajse e pamundur në një botë ku eksperiencat dixhitale tregohen, në vend që të përdoret një softuerë që drejton një harduer brenda një televizori. Si proçesorët e mëparshëm të Nvidia mund të përballonin vetëm një punë në një çast. Ky proçesor mund të përballojë deri në 32 punë të ndryshme.

Plani: Të ulet kostoja e shërbimeve të lojrave online dhe të mundësohet shfaqja e tyre në televizorë, celularë smartphonë, ultrabooks dhe tableta. Ideja është që një prej këtyre ditëve çdo aparat do të jetë në gjendje të presë një video lojë fantastike, dhe që kjo eksperiencë e re nuk do të jetojë vetëm në një aparat, por do të mund të shpërndahet në shumë të tillë duke e bërë më efiçentë këtë shërbim.

LEXO EDHE:  Ja sesi të aktivizoni përditësimet automatike të telefonit dhe aplikacioneve në iPhone

Duhet thënë se, aparatet e lojrave nuk do të zhduken së shpejti, pasi Microsoft, Sony dhe Nintendo janë duke krijuar aparate të rinj lojrash. Por e ardhmja është e pasigurt dhe kurrë nuk i dihet çfarë fshihet prapa saj. (PCWorld Albanian)