Harduer

Nvidia bashkohet me Microsoft për HPC

Publikuar , 29 Shtator 2009
0
Nvidia bashkohet me Microsoft për HPC

Nvidia thekson se ka zhvilluar disa aplikacione të përshtatura me GPU për Windows HPC server 2008, duke përfshirë aplikacione për përcjellje të rrezeve të cilat mund të përdoren për modelim të avancuar foto-real të automjeteve. Kompania gjithashtu është duke punuar me Microsoft për të instaluar një grup të madh të elementeve të ngjashme llogaritëse që punojnë së bashku (Cluster) dhe është duke hulumtuar aplikacione që mund të përshtaten për GPU.

Të dy kompanitë theksojnë se janë duke shikuar para drejt aplikacioneve si miniera të të dhënave, mësim të makinave dhe inteligjencë të biznesit, si dhe aplikacione shkencore për dinamikë molekulare, llogaritje financiare dhe përpunime sizmike të cilat mund të shfrytëzojnë në mas të madhe arkitekturën paralele CUDA, në të cilën janë të bazuar GPU-të e Nvidia-së.

“Lidhja e GPU-ve dhe CPU-ve ilustron fuqinë e jashtëzakonshme dhe mundësitë për përpunime shumë bërthamëshe” tha Dan Reed, zëvendës president korporate për Extreme Computing pranë Microsoft.

“Puna e Nvidia me Microsoft dhe platformën Windows HPC Server është duke iu ndihmuar shkencëtarëve dhe hulumtuesve në shumë fusha të ndryshme aplikative për të arritur performancë të super kompjuterëve në aplikacione të ndryshme”.

“Kombinimi i GPU-ve dhe platformës Windows ka qenë një përfitim i shkëlqyer për WMD-në (Visual Molecular Dynamics) tonë në komunitetin e përdorimit, duke sjellë vizualizim molekular të avancuar dhe aftësi analizuese për mijëra përdorues” tha John Stone, programer hulumtues pranë Universitetit të Illinois, Urbana-Champaign.

“Gjersa ne lëvizim para drejt një strukture më të madhe biomolekulare, GPU-të do të bëhen pjesë e domosdoshme dhe shumë e rëndësishme sepse ato sjellin më shumë fuqi llogaritëse”.

LEXO EDHE:  Gjenerata e 10-të e procesorëve Intel sjell një model unik për laptopët

“Komuniteti Shkencor ishte një prej të parëve që ka realizuar potencialin e GPU-ve për të transformuar punën e saj, duke përcjellë përshpejtime prej 20 deri në 200 herë më të mëdha përmes përdorimit të një bashkësie të gjerë të aplikacioneve intensive kompjuterike” tha Andy Keane, menaxher gjeneral pranë biznesit Tesla të Nvidia-së.

“Hulumtuesit në mënyrë të vazhdueshme janë duke përdorur Windows në stacionet e tyre punuese dhe në qendrat e tyre të të dhënave për shkak të veglave të fuqishme zhvilluese si Microsoft Visual Studio, dhe falë kësaj menaxhimi i sistemit është i lehtë dhe më i lirë në pronësi të përgjithshme të tij”.

Lajmet e fundit>