Lajmet

Nvidia braktis disa prej modeleve të vjetra të kartave grafike

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Maj 2021
Modelet bazuar në teknologjisë Maxwell dhe Pascal nuk do të ndikohen siç janë GTX 750 dhe varianti Ti. Nvidia braktis disa prej modeleve të vjetra të kartave grafike

Nvidia së shpejti do të largojë mbështetjen për disa prej kartave grafike të vjetra siç janë seritë GTX 600 dhe 700 ndërtuar në arkitekturën Kepler.

Versioni R470 do të jetë driveri i fundit grafik që mbështetet seritë GTX 600 dhe 700. Ky zhvillim do të prekë kartat grafike vetëm të arkitekturës Kepler.

Modelet bazuar në teknologjisë Maxwell dhe Pascal nuk do të ndikohen siç janë GTX 750 dhe varianti Ti.

Driverat lançuar pas 470 do të mbështetin vetëm grafike Maxwell dhe më tutje.

Versioni më i fundit i lançuar prej Nvidia ishte R465, konkretisht 466.7. E thënë thjeshtë asgjë nuk do të ndryshojë me kartat grafike Kepler GeForce, Quadro ose Tesla kur driverat e rinj të mbërrijnë.

Megjithatë kartat grafike të serive GTX 600 dhe 700 do të marrin mbështetje me përditësime sigurie deri në 2025. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ndalohet prodhimi i kriptovalutave në Kosovë

Tags >

Nvidia