Vëzhgim

nVidia lançon procesorin për një kompjuter me madhësi xhepi

Publikuar , 05 Nëntor 2008
0
nVidia lançon procesorin për një kompjuter me madhësi xhepi

Ka CPU-në, kartën grafi ke dhe GPU-në, pra të gjitha pjesët anësore të nevojshme për të ndërtuar një pajisje të lëvizshme për internet”, thotë Michael Rayfield, menaxher i përgjithshëm i nVidia Mobile Business grup. Pajisjet që kërkojnë bateri me jetëgjatësi të gjatë, shfl etim cilësor në Rrjet dhe video të cilësisë së lartë, janë kandidatë për të përdorur këta çipa, shprehet Rayfi eld. Njësitë e linjës Tegra përfshijnë 800-MHz Tegra 650, 700- MHz Tegra 600 dhe APX 2500 për telefona celularë dhe telefona të mençur. Zemra e çipit Tegra ka bërthamën Arm11. Çipi gjithashtu përmban bërthama grafi ke Ge-Force, dekoder high-deifi nition për video dhe komponentë të tjerë. Kjo e bën të aft ë të kryejë funksione që normalisht në pajisjet aktuale kryhen nga disa çipa të ndryshëm. Pasi një çip i vetëm ka të gjitha mundësitë, krijuesit e sistemit mund të prodhojnë pajisje edhe më të vogla, që përdorin më pak energji, duke shtuar kështu jetëgjatësinë e baterisë. Për të ilustruar vetinë e Tegra për të kursyer hapësirë, nVidia ka demonstruar një Asus Eee PC me pllakën amë të hequr dhe të zëvendësuar me një pllakë me sipërfaqe 34 milimetra katrorë. Pjesa tjetër e nevojshme që kompjuteri të ishte funksional, ishte vetëm bateria. Procesori me bërthamë Arm punon në mënyrë të ndryshme me atë që punojnë procesorët Intel x86, kështu që programet e shkruara për PC apo laptop nuk mund të punojnë në një kompjuter të bazuar në Arm. Por procesorët Arm ka kohë që janë përdorur në pajisjet e lëvizshme, (duke përfshirë Apple iPod Touch dhe Nokia N800) dhe përgjithësisht konsumojnë më pak energji se procesorët x86, duke i bërë idealë për pajisje portative.

LEXO EDHE:  Çfarë është WiGig dhe ku ndryshon nga rrjetet tradicionale Wi-Fi?

Lajmet e fundit>