Lajmet

Nvidia nis konferencën 2009 GPU

Publikuar , 30 Shtator 2009
0
Nvidia nis konferencën 2009 GPU

“Çipi (me emrin e koduar Fermi) do të duhej të jetë gati për lansim në fund të vitit 2009. Ky GPU gjithashtu do të koncentrohet në llogaritje paralele dhe do të ketë bit elemente në çip të përshtatura për këtë detyrë” thuhet në artikullin e publikuar në Fudzilla. “Çipi përkrah memorie GDDR5, ka miliarda transistorë dhe do të duhej të jetë më i madh dhe më i shpejtë se Radeon HD 5870. Natyrisht, çipi përkrah DirectX 11 dhe Open GL 3.1”.

Sigurisht Nvidia është duke u përballur me presion të theksuar për t’iu kundërpërgjigjur avancimeve të ATI-së në tregun DirectX 11. Siç kemi raportuar më parë, AMD së fundi ka shpalosur serinë e GPU-ve Radeon HD 5800, e cila përkrah teknologji Eyefinity, OpenCL dhe DirectCompute 11.

Debutimi i 5800-it pati shtyrë Rick Bergman të deklarojë se kompania e tij ishte një “lider i padiskutueshëm” në tregun e grafikës.

Por sa do të qëndrojë ATI, “lider i padiskutueshëm”? Megjithëse përgjigja nuk është ende e sigurt, një gjë dihet se Nvidia do të bëjë të pamundurën për të sfiduar 5800-in e AMD-së.

LEXO EDHE:  Kriptomonedha e Kinës do të ketë ngjashmëri me Facebook Libra

Lajmet e fundit>