Harduer

Nvidia nis revolucionin kompjuterik 3D në Computex 2010

Publikuar , 31 Maj 2010
0
Nvidia nis revolucionin kompjuterik 3D në Computex 2010

”Ne jemi duke krijuar një industri që do të jetë në gjendje të arrijë vizualizime të ngjashme me filma në grafikën kompjuterike. Dhe sot ne do të dëshirojmë të ju tregojmë se ne do të pëlqenim që bota kompjuterike të lëviz në 3D” tha Uang.

”Ky është fillimi i revolucionit 3D kompjuterik. Kanë kaluar 10 vite qysh prej se ka pasur një revolcuion në ndryshimin e grafikave të lojëra… kështu që ne do të dëshirojmë të sjellim 3D. Ne besojmë se lojërat 3D do të jenë e ardhmja. Ky është vërtetë një edicion emocionues që po na afrohet dhe se njerëzit do të luajnë dhe do të pëlqejnë më shumë lojërat e së ardhmes”.

Për të ilustruar pikën e tij, Huang demonstroi një version 3D të Lost Planet 2 dhe transmetoi live një 3D video përmes internetit duke përdorur 3D Vision PC të Nvidia-së, Microsoft Silverlight dhe teknologjinë JISS Smooth Streaming.
Huang gjithashtu ka bërë të ditur edhe lansimin e kartelës grafike me bazë në Fermi që pëkrahë 3D, GeForce GTX 465.

Ajo ka një çmim prej 280 dollarë dhe veçohet me 11 motor të dedikaur dhe përkrahë Blu-Ray 3D, SLI, PhysX si dhe arkitekturën e gjeneratës së ardhshme CUDA.
Në fund, Huang ishte i bashkangjitur në skenë nga CEO i ASUS, Jerry Shen i cili preznatoi një numër të desktopëve dhe laptopëve të gatshëm për 3D.

Çmimet për këto produkte pritet të fillojnë në 1.500 dollarë dhe përfshijnë ekrane të certifikuara 120 Hz, syze dhe njësi të integruara.

LEXO EDHE:  Studimi, Apple dhe HTC ekzagjërojnë jetëgjatësinë e baterive të telefonëve të tyre

Lajmet e fundit>