Lajmet

Nvidia përditëson driverat me probleme për disa lojëra

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Korrik 2020
0
Sipas udhëzimeve të Nvidia, GeForce 451.85 rregullon problemet në Death Stranding ku modelet GeForce GTX 16/RTX 20 kishin korruptim të pamjes. Nvidia përditëson driverat me probleme për disa lojëra

Nvidia ka lëshuar një version të ri të driverave GeForce me numër 451.85 i cili duhet të adresojë problemet me disa lojëra si Death Stranding, Forza Motorsport 7 dhe Shadow of the Tomb Raider.

Përditësimi rregullon driverin Game Ready i cili u lançua në Korrik dhe ka sjellë me vete disa probleme për disa lojëra.

Sipas udhëzimeve të Nvidia, GeForce 451.85 rregullon problemet në Death Stranding ku modelet GeForce GTX 16/RTX 20 kishin korruptim të pamjes.

Gjithashtu është rregulluar një problem në Shadow Tomb Raider me DirectX 12 ku loja dështon nëse lançohet me opsionin Hardware Accelerated.

Në Forza Motorsport 7 është adresuar ngecja e lojës pas disa xhirove. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Quadro RTX 6000 është karta grafike më e fuqishme prodhuar ndonjëherë për laptopët

Tags >

Nvidia