Lajmet

Nvidia përditëson procesorët grafikë të prekur nga Spectre

Publikuar , 10 Janar 2018
0
Çipet grafike të prekura janë GeForce, Tesla, Grid, NVS dhe Quadro tha kompania në një postim në blog. Nvidia përditëson procesorët grafikë të prekur nga Spectre

Nvidia u bë prodhuesit më i fundit i çipeve që publikoi përditësime sigurie në adresë të problemeve kritike të zbuluara në fillim të Janarit nga hulumtues në vend të ndryshme të botës.

Konkretisht përditësimi do të adresojë Spectre, një dobësi sigurie që prek procesorët grafikë por edhe procesorët qendrorë.

Meltdown dhe Spectre thuhet të prekin çdo pajisje kompjuterike moderne, madje edhe procesorët mobil dizajnuar nga ARM.

Ndërsa AMD, ARM dhe Nvidia janë goditur nga Spectre, Intel ka rënë pre e të dyjave.

Çipet grafike të prekura janë GeForce, Tesla, Grid, NVS dhe Quadro tha kompania në një postim në blog.

Ditën e djeshme Microsoft tha se kishte vënë re një degradim të dukshëm të performancës pas përditësimeve të sigurisë në sistemet me modele të vjetra procesorësh.

Duke shfrytëzuar Meltdown, hakerat mund të kalojnë barrierën harduerike mes aplikacioneve të përdoruesit dhe memories së kompjuterit duke u krijuar mundësi të vjedhjes së fjalëkalimeve.

Me Spectre ata mund të manipulojnë aplikacionet dhe të vjedhin prej tyre informacione sekrete. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nuk ka vend në Chrome Web Store për shtojcat që gërmojnë monedha kriptografike thotë Google

Lajmet e fundit>