Harduer

NVIDIA prezantoi zyrtarisht kartën e saj grafike më të fuqishme, Titan RTX

Dec 4 2018
0 Shpërndarje
Performanca e lojërave duhet të jetë 10 deri në 20% më e lartë sesa RTX 2080 Ti. Ndryshe nga Titan V prej 3,000 dollarësh i cili kishte memorie HBM2, Titan RTX është më pranë modeleve të kartave RTX për lojërat. NVIDIA prezantoi zyrtarisht kartën e saj grafike më të fuqishme, Titan RTX

NVIDIA zyrtarisht ka zbuluar kartën grafike më të fuqishme, Titan RTX. Ajo ka në përbërje 72 bërthama Turing RT dhe 4,608 bërthama CUDA, 68 më shumë sesa modeli më i fuqishëm aktualisht në treg RTX 2080 Ti.

Por kjo kartë grafike më shumë sesa konsumatore u dedikohet hulumtuesve të inteligjencës artificiale, përdoruesve workstation dhe lojtarëve me xhepa të thellë.

Ajo kushton 2,500 dollarë dhe ka 24GB GDDR6 VRAM.

Performanca e lojërave duhet të jetë 10 deri në 20% më e lartë sesa RTX 2080 Ti. Ndryshe nga Titan V prej 3,000 dollarësh i cili kishte memorie HBM2, Titan RTX është më pranë modeleve të kartave RTX për lojërat.

Duke qenë se me gjeneratën e re NVIDIA kishte një kartë grafike Titan për konsumatorët që kushton 1,200 dollarë, Titan RTX u dedikohet më së shumti hulumtuesve të inteligjencës artficiale të cilët mund të përfitojnë nga avantazhet e bërthamave Tensor.

Nisur nga fakti se ka ngjashmëri të mëdha me kartën grafike profesionale Quadro RTX 6000, mbetet për tu parë performanca e saj në animacionet 3D, grafikat motion dhe fuqinë video edituese. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>