Harduer

Nvidia prezanton kartën grafike për lojtarët që nuk kërkojnë maksimumin nga lojërat

Nga: PCWorld
Publikuar , 13 Janar 2021
0
RTX 3060 del në shitje në Shkurt të 2021. Ajo që bie menjëherë në sy me këtë kartë grafike është memorie RAM 12GB GDDR6. Nvidia prezanton kartën grafike për lojtarët që nuk kërkojnë maksimumin nga lojërat

Nvidia prezantoi ditën e Marte kartën e grafike RTX 3060, modeli i rangut të ulët që është pritur prej kohësh për përdoruesve dhe lojtarëve që të lehtë.

RTX 3060 del në shitje në Shkurt të 2021. Ajo që bie menjëherë në sy me këtë kartë grafike është memorie RAM 12GB GDDR6.

Sasia e RAM-it është surprizuese pse është 50% më shumë sesa RTX 3060 Ti dhe RTX 3070 të cilët vinë me vetëm 8GB RAM GDDR6 pavarësisht se kushtojnë më tepër dhe kanë performancë më të lartë.

Megjithatë RTX 3060 mund të ketë më shumë RAM por ka më pak bërthama CUDA. Konkretisht ofron 13 shader TFLOPS, 25 RT TFLOPS dhe 101 Tensor Flow TFLOPS. Edhe pse TFLOPS nuk jep matjen e duhur të performancës, është indikator i fuqisë grafike të saj.

Megjithatë janë shifra impresionuese për një kartë grafike buxhetore. Në prezantimin e NVIDIA në CES 2021 kompania tha se seritë GTX 10 do të fillojnë të vuajnë në vitet e ardhshme ndërsa kërkesat minimale për harduer rriten nga video lojërat.

RTX 3060 ka 10 herë më shumë performancë “ray-tracing” sesa GTX 1060. Pyetja e madhe është sa do të kushtojë RTX 3060? Karta grafike që shitet nga Shkurti 2021 do të kushtojë 329 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Lëvizja e AMD ndez luftën me Intel