Harduer

Nvidia redukton performancën e kartave grafike për gërmimin e kriptomonedhave

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Shkurt 2021
Kartat grafike janë komponent jetik për kompjuterët gaming. Një kartë grafike moderne mund të prodhojnë grafika me rezolucion të lartë që kërkojnë lojtarët. Nvidia redukton performancën e kartave grafike për gërmimin e kriptomonedhave

Prodhuesi i kartave grafike Nvidia tha se qëllimisht do të reduktojë efikasitetin e kartës së fundit grafike me 50% ku përdoret për të gërmuar kriptomonedha Ethereum.

Entuziastët e kriptomonedhave kanë qenë një prej kontributorëve më të mëdhenj në problemet me furnizimin duke i rrëmbyer kartat grafike menjëherë dhe përdorur jo për gaming.

Nvidia tha se ka ndërhyrë për tu siguruar se kartat grafike shkojnë në duart e gamers. Por gjithashtu do të shesë karta grafike të dedikuara për gërmimin e kriptomonedhave.

Kartat grafike janë komponent jetik për kompjuterët gaming. Një kartë grafike moderne mund të prodhojnë grafika me rezolucion të lartë që kërkojnë lojtarët.

Por shumë faktorë, përfshirë vonesat e prodhimit gjatë pandemisë së koronavirusit kanë krijuar probleme me furnizimin. Kartat grafike janë shumë popullore edhe tek investitorët bitcoin të cilët i përdorin për të gjeneruar bitcoin të rinj.

Nvidia tha se një përditësim softueri për GeForce RTX 3060 do të kufizojë përpunimin e transaksioneve ethereum me 50%. Si rezultat do të jetë më pak ekonomike për gërmuesit të blejnë këto karta grafike. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kriptomonedha dhe teknologjia blockchain në vëmendjen e konferencës Blockchain Tirana 2021