Harduer

Nvidia rrit me 10% fps për kartat grafike RTX 30

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Shkurt 2021
Nvidia po punon me Intel dhe AMD për të ofruar mbështetje. Aktualisht procesorët AMD Zen 3 dhe Intel 10th Gen mund të përfitojnë nga ky opsion. Nvidia rrit me 10% fps për kartat grafike RTX 30

Nvidia lançoi ditën e sotme mbështetjen për Resizable BAR, një funksion i PCI Express i cili rrit fps e lojërave me 10%.

Karta grafike RTX 3060 e lançuar së fundi është ndër të parat që përfiton nga kjo teknologji e cila bën të mundur që disa procesor të kenë akses të plotë në fuqinë grafike të kartave.

Mbështetja për kartat grafike të serive RTX 30 do të mbërrijë në fund të muajit Mars. Normalisht që duhet të keni procesorin e duhur, pllakën amë dhe kartën grafike për të përfituar nga ky opsion.

Nvidia po punon me Intel dhe AMD për të ofruar mbështetje. Aktualisht procesorët AMD Zen 3 dhe Intel 10th Gen mund të përfitojnë nga ky opsion.

I ngjashëm me Smart Access Memory, teknologjia e Nvidia mund të rrisë fps me 10%. Gjithashtu një numër i kufizuar lojërash aktualisht përfitojnë prej saj si:

  • Assassin’s Creed Valhalla
  • Battlefield V
  • Borderlands 3
  • Forza Horizon 4
  • Gears 5
  • Metro Exodus
  • Red Dead Redemption 2
  • Watch Dogs: Legion

Më shumë lojëra do ti bashkohen kësaj liste në fund të muajit Mars kur Nvidia të lançoi përditësimet VIOS për pjesën tjetër të linjës. Teknologjia e ngjashme e AMD është testuar në gjerësisht dhe Smart Access Memory ka siguruar deri në 20% më shumë fps në rezolucionet 1440p dhe 4K. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Toyota sjell makinën e parë elektrike për masat në Evropë