Harduer

Nvidia RTX 2060 bëhet karta grafike më e lirë e kompanisë

Publikuar , 07 Janar 2019
0
Kompania thotë se karta grafike mund të luajë Battlefield V me 60 frekuenca në sekondë me rezolucion 1440p dhe procesor Core i9. Nvidia RTX 2060 bëhet karta grafike më e lirë e kompanisë

Nvidia prezantoi në CES 2019 një kartë grafike të rangut të mesëm i cili i shtohet linjës RTX 2070, RTX 2080 dhe RTX 2080 Ti.

Modeli RTX 2060 do të kushtojë 349 dollarë. Karta e re grafika u prezantuar gjatë një aktiviteti në CES.

Sipas CEO së Nvidia Jensen Huang, RTX 2060 do të ketë performancë më të lartë sesa RTX 1070 Ti dhe 60% më shumë sesa GTX 1060.

Karta grafike mund të luajë Battlefield V me 60 frekuenca në sekondë me rezolucion 1440p dhe procesor Core i9.

Përpara se të vinte RTX 2060, karta grafike më e lirë ishte RTX 2070 me çmim prej 499 dollarësh. Karta del në shitje më 15 Janar.

Nvidia RTX 2060 vjen me 6GB RAM GDDR6 dhe 240 bërthama Tensor.

Kompania gjithashtu prezantoi grafikat RTX për laptopët të cilët do të jenë të disponueshme nga data 29 Janar. Konkretisht janë RTX 2080, RTX 2070 dhe RTX 2060. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nvidia në vështirësi financiare

Tags >

Nvidia
Lajmet e fundit>