Harduer

Nvidia RTX 2070 në shitje nga 17 Tetori për 499 dollarë

Sep 26 2018
0 Shpërndarje
RTX 2070 vjen me të njëjtën arkitekurë të flagshipit, atë Turing, e cila mbështet inteligjencën artificiale, gjurmimin e rrezeve dhe Deep Learning. Nvidia RTX 2070 në shitje nga 17 Tetori për 499 dollarë

Nëse Nvidia RTX 2080 Ti është e paarritshme për ju, nga muaji i ardhshëm do të keni mundësi të blini RTX 2070.

Përmes rrjetit social Twitter Nvidia tha se RTX 2070 do të dalë në shitje më 17 Tetor me çmim fillestar prej 499 dollarë.

Edicioni i Themeluesve i njohur si “Founders Edition” do të kushtojë 100 dollarë më shumë në 599 dollarë.

RTX 2070 vjen me të njëjtën arkitekurë të flagshipit, atë Turing, e cila mbështet inteligjencën artificiale, gjurmimin e rrezeve dhe Deep Learning.

Gjithashtu është një opsion më i përballueshëm për adhuruesit e lojërave të cilët nuk kanë mundësi të blejnë një RTX 2080 ose 2080 Ti.

Nvidia thotë se kartat e reja grafike RTX janë deri në gjashtë herë më të shpejta sesa ato GTX.

Ray Tracing – gjurmimi i rrezeve – është teknologjia me të cilën Nvidia kërkon të lërë gjurmë me kartat e reja. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>