Biznes

Nvidia tërhiqet nga blerja e ARM

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Janar 2022
Komisioni Federal Tregtar në SHBA muajin e kaluar tha se do të bllokonte transaksionin ndërsa autoritetet Britanike janë duke e hetuar marrëveshjen. Nvidia tërhiqet nga blerja e ARM

Nvidia po përgatitet për tu tërhequr nga blerja 40 miliardë dollarëshe e kompanisë Britanike të dizajnimit të çipeve ARM sipas Bloomberg News.

Gjiganti Amerikan i prodhimit të çipeve ju tha partnerëve se nuk pret që marrëveshja të finalizohet. Aktualisht ARM është në pronësinë e SoftBank.

Marrëveshja u përball me presione në mbarë botën ndërsa autoritetet rregullatorë shqetësohen se Nvidia do të fitonte një avantazh të padrejtë nëse blen ARM.

Komisioni Federal Tregtar në SHBA muajin e kaluar tha se do të bllokonte transaksionin ndërsa autoritetet Britanike janë duke e hetuar marrëveshjen.

Nvidia përballet me kundërshtime edhe në Kinë ku ARM ka një bashkëpunim me firmën Kineze Hopu Invesments.

Arkitekturat e ARM përdoren në 95% të procesorëve të smartfonëve dhe 95% e çipeve dizajnohen në Kinë. Kompania fiton duke licencuar teknologjinë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  90% e Bitcoin janë hedhur në qarkullim, gërmimi i 10% kërkon 120 vite