Harduer

NVIDIA zbuloi kartat grafike më të fuqishme për laptopët që mund të blini sot

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Prill 2020
0
RTX 2070 Super gjithashtu është përmirësuar me një rritje nga 2,304 në 2,560 bërthama CUDA. Frekuenca është mes 1,125 deri në 1,455Mhz. NVIDIA zbuloi kartat grafike më të fuqishme për laptopët që mund të blini sot

NVIDIA lançoi ditën e sotme kartat e reja grafike Max-Q të rifreskuara me harduerët e RTX 2080 Super Max-Q dhe funksione të avancuara.

Ashtu si hardueri në desktop, produktet e reja ofrojë rritje të performancës në lojëra dhe krijimi përmbajtjeje. Por NVIDIA solli edhe disa risi specifikisht për performancën dhe efikasitetin në konsumin e energjisë për laptopët e rinj të 2020.

Siç ishte raportuar NVIDIA solli versionet portative të RTX 2080 Super dhe RTX 2070 Super Max-Q. Këto janë kartat grafike më të mira që mund të blini në një laptop.

Modeli më potent, RTX 2080 Super ka 3,072 bërthama CUDA krahasuar me 2,944 që ka pasur më parë në RTX 2080 Max-Q por frekuenca 1080-1560Mhz, memoria 8GB DDR6 dhe bandwidthi prej 448GB/s janë të njëjta. Fuqia grafike varion nga 80 deri në 150+ vat.

RTX 2070 Super gjithashtu është përmirësuar me një rritje nga 2,304 në 2,560 bërthama CUDA. Frekuenca është mes 1,125 deri në 1,455Mhz.

Të dy grafikat do të shfaqen në laptopët e rangut të lartë si Gigabyte Aero 15 dhe Razer Blade 15. Laptopët do të kushtojnë deri në 2,000 dollarë me këto grafika. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të ruani bisedat e WhatsApp në një numër dhe telefon të ri

Tags >

Nvidia