Harduer

Nvidia zbulon platformën Studio për laptopët që konkurrojnë me MacBook Pro

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Maj 2019
0
Laptopët Studio me Quadro RTX 5000 kanë 16GB memorie grafike dhe disa prej tyre kanë ekrane 4K dhe teknologjinë Nvidia Max-Q ndërtuar për laptopët e hollë dhe të lehtë. Nvidia zbulon platformën Studio për laptopët që konkurrojnë me MacBook Pro

Gjatë një konference për shtyp në Tajpei ku po organizohet edhe aktiviteti Computex, Nvidia prezantoi një linjë të re laptopësh të cilët vinë me karta grafike RTX dhe një platformë të re softueri me emërtimin Studio.

Kjo platformë vjen me SDK dhe drivera të cilat duhet ti bëjnë kryerjen e detyrave nga kartat grafike më shpejtë. Njësi u dedikohen profesionistëve kreativë si editorët, fotografët, dizajnerët grafikë dhe do të konkurrojnë me MacBook Pro 15-inç.

Këto seri përfshijnë laptopë prodhuar nga partnerët e Nvidia si Acer, ASUS, Dell, Gigabyte, HP, MSI dhe Razer. Laptopët kanë çmime që fillojnë nga 1,599 dollarë dhe dalin në shitje në Qershor.

17 laptopët në fjalë janë pajisur me karta grafike Quadro RTX 5000, 4000, ose 3000 si dhe GeForce RTX 2080, 2070 dhe 2060. Nvidia thotë se këta laptopë performojnë shtatë herë më shpejtë sesa MacBook Pro.

Laptopët Studio me Quadro RTX 5000 kanë 16GB memorie grafike dhe disa prej tyre kanë ekrane 4K dhe teknologjinë Nvidia Max-Q ndërtuar për laptopët e hollë dhe të lehtë.

Suita Nvidia Studio gjithashtu përfshin platformën CUDA-X AI për detyra të automatizuara si kombinimi i ngjyrave të videove ose etiketimi i fotove. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kina i shpreh pakënaqësi ambasadorit amerikan për arrestimin e shefes së Huaweit

Lajmet e fundit>