Harduer

Nvidia debuton GeForce GTX 460

Publikuar , 12 Korrik 2010
0
Nvidia debuton GeForce GTX 460

Kartela, që është dizajnuar nga rrënjët për argëtimin në nivein DirectX 11, ka 336 bërthama CUDA, 56 njësi tekstuale dhe ofron 4x performancë më të mirë në krahasim me GPU-të tjera. “Në krahasim me GeForce 8800 GT, GTX 460 sjell 4.5x kuaj fuqi gjemoterike, deri në 2.6x performancë në lojëra, 4.5x performancë PhysX dhe 3D Vision deri në rezolucion të plotë Full HD 1080p”, ka shpjeguar zëdhënësi i Nvidia, Justin Walker.

“Me këtë performancë të paketuar në këtë kartelë grafike që është vetëm tetë inç e gjysmë e gjatë dhe me një ftohës që bënë shumë pak zhurmë, ju mund ta vendosni atë në një shtëpizë kompakte që është e përkyer për shtëpi apo për ta marrë me vete dhe për tu argëtuar me miqt tuaj të LAN-it”.

GeForce GTX 460, momentalisht ofrohet në dy konfigurime: GTX 460 768 MB me ndërfaqe memoruese 128-bit dhe me çmim prej 200 dollarë dhe GT 460 1GB me ndërfaqe memoruese 256-bit dhe me çmim prej 230 dollarë.

LEXO EDHE:  Asus prezanton monitorin e parë në botë me frekuencë 240Hz

Lajmet e fundit>