Harduer

Nvidia: Do të jemi më të shpejtë se ATI

Publikuar , 18 Shtator 2009
0
Nvidia: Do të jemi më të shpejtë se ATI

Analistët mendojnë se ATI ka kryer punë të mirë kohëve të fundit me serinë e saj 4800 dhe 5800 të cilat do të paraqiten brenda një periudhe shumë të shkurtë.

Megjithatë Nvidia duke se nuk dëshiron të shoh largimin e ATI-s me këta hapa të fuqishëm dhe është duke tentuar të lëshojë disa deklarata thumbuese përmes deklaratave për shtyp.

Kjo kompani pretendon se seria e ardhshme e kartelave nuk do të bazohen në një bërthamë të ridizajnuar GT200, por në vend të kësaj ato do të bazohen në një arkitekturë tërësisht të re të bërthamave, që momentalisht është emërtuar me emrin e koduar GT300.

Thuhet se GT300 ka performancë shumë më të lartë sesa çfarëdo që mund të menaxhojë ATI dhe bërthama e saj RV870. Plus nëse i përdorin dy prej tyre në renditjen e tyre GX2 ata do të jenë edhe më të shpejtë.

GT300 thuhet të paraqitet në dyqane në fund të muajit nëntor, që do të thotë paraqitje e menduar mirë vetëm pak pas lansimit të serisë 5xxx. Natyrisht kjo mund të mbetet vetëm një deklaratë deri në momentin e arritjes së rishikimeve të produkteve, të cilat do t’i kemi në duar gjatë festave të fundvitit.

LEXO EDHE:  Pas shumë vitesh shtyrje mbërrijnë procesorët 10-nanometër të Intel

Lajmet e fundit>