Harduer

Nvidia ndez motorët e GeForce GTX 580

Publikuar , 09 Nëntor 2010
0
Nvidia ndez motorët e GeForce GTX 580

GTX 580 gjithashtu veçohet me një dhomë të hapur në sistemin e ftohjes, si dhe me avancime të reja arkitekturale që ofrojnë një rritje prej 35% në performancë për vat dhe një rritje prej 30 për qind në shpejtësi në krahasim me GTX 480.

Në fakt, 512 bërthamëshi GeForce GTX 580 është raportuar se është 160 për qind më i shpejtë sesa konkurrenca në lojëra që veçohen me elemente të shumta dhe shtyjnë deri në skaj kapacitetet e një kartele grafike.

Edhe në lojërat e gjeneratave të mëhershme DX9 dhe DX10, GeForce GTX580 mendohet të jetë më e shpejtë për 62 për qind, duke përfshirë edhe përpunimin e shpejtë të titujve si StarCraft II. Specifika tjera shtesë përfshijnë:512 bërthama

  • 16 motor PolyMorph
  • Deri në 35 për qind përmirësim në efikasitet performancë/vat
  • 2 miliard trekëndësha/sekondë.
  • U ofron zhvilluesve të lojërave liri kreative për lojëra të fuqishme me DX11
  • Përkrahje të plotë për Nvidia 3D Vision, Sorround dhe SLI Technology

GeForce GTX 580 momentalisht ofrohet për një çmim prej 500 dollarë. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Apple ka mjaftueshëm kapacitete nëse bllokohet prodhimi i iPhone në Kinë

Lajmet e fundit>