Harduer

Nvidia shpalos gjeneratën e ardhshme “Fermi”

Publikuar , 01 Tetor 2009
0
Nvidia shpalos gjeneratën e ardhshme “Fermi”

“Përpunimet me GPU kanë arritur në një pikë të rëndësishme. GPU-të punuese janë reale. Nuk janë diçka që përdoren vetëm nga shkencëtarët dhe qejflinjtë, por përdoren edhe nga zhvilluesit e përgjithshëm dhe kompanitë që kanë adoptuar një model paralel përpunues” tha Jen-Hsun. “GPU-të janë gjithandej, në laptop, PC, serverë dhe sisteme ‘cloud computing”.
 
“Ne kemi ndërtuar këtë platformë prej zeros. GPU-ja ka 3 miliardë transistor. Arkitektura Fermi, veglat e integruara, libraritë dhe motorët janë rezultatet e drejtpërdrejta prej njohurive të fituara nga bashkëpunimi me mijëra zhvillues të CUDA anembanë botës. Ne do të shikojmë parapa gjatë viteve të ardhshme dhe do të shohim se Fermi ka nisur një industri të re të GPU-ve”.

Jen-Hsun gjithashtu komentoi edhe mbi përgjigjen relativisht të ‘vonshme’ ndaj serisë së fundit të GPU-ve Radeon HD 5800 (DX 11) që u shpalos para pak kohe nga ATI.

“Askush nuk e pëlqen faktin kur konkurrenca ka një produkt në treg. Por ne kemi një vizion tjetër dhe nuk ka të bëjë vetëm me pjesëmarrjen në treg. Natyrisht, ne nuk dëshirojmë që adhuruesit dhe entuziastët tanë të presin për gjeneratën e ardhshme të GPU-ve. Por ne dëshirojmë të dërgojmë industrinë para. Ne dëshirojmë të sigurohemi që produkti është gati kur do të paraqitet pas disa muajve. Dhe atëherë do të jetë modular, fleksibil dhe i fuqishëm”.

Në fund gjatë Nvidia GPU Technology Conference 2009 Jen-Hsun bëri të ditur se Nvidia është e fokusuar në industri përpunuese kompjuterike më të avancuar dhe se ka interes të vogël në zëvendësimin e CPU-së.

“Nvidia nuk fokusohet në PC bazë, por interesi i saj është në përpunime paralele. Fermi nuk do të dëmtojë bazë instaluese të përdoruesit të tanishëm” shtoi Jen-Hsun.

LEXO EDHE:  Acer ka një monitor të ri 4K lojërash

Specifikat

Fermi ka tre miliardë transistorë 40 nm, 512 bërthama CUDA, 8x përpunim preciz, IEE 754-2008, përkrahje për Fortran, C++,C, Open CL, DirectCompute, Java dhe Python, dhe në maje renditet Nexus, që është aplikacioni i parë në botë për përpunim paralel tërësisht i integruar. që është zhvilluar në një ambient brenda Microsoft Studio.

Lajmet e fundit>