Lajmet

Nxehet beteja për aplikacione mes Google, Apple dhe Microsoft

Publikuar , 06 Janar 2013
0
Nxehet beteja për aplikacione mes Google, Apple dhe Microsoft

Aplikacione, aplikacione dhe më shumë aplikacione. Një vlerësim i ri tregon që numri i aplikacioneve për Android ka tejkaluar numrin e aplikacioneve për iOS dhe kanë arritur shifrën prej 1 milion në qershorin e vitit të kaluar.

Betejat mes Google dhe Apple vazhdojnë, por mos e përjashtoni nga kjo garë edhe ndërmarrjen Microsoft.

Uebfaqja Sociable thotë që ka përdorur numra të dokumentuar që janë në dispozicion që kur Google Play erdhi në skenë në vitin 2008, pastaj i quajtur Android Market dhe “një proces i prapavajtjeve polinomiale” për të ardhur me parashikimin e vet.

Trajektorja është mbresëlënëse, duke marrë parasysh që Google në shtator tha që ka 675 mijë aplikacione në dyqanin e vet me aplikacione. Në atë kohë, gjiganti për reklamim dhe kërkim tha që përdoruesit e vet kanë shkarkuar 25 miliardë herë aplikacionet.

Ndërsa sa i përket Apple, në muajin tetor CEO i kësaj ndërmarrjeje tha që ishin më tepër se 700,000 aplikacione në dispozicion në App Store dhe që përdoruesit e iOS-it ishin përgjegjës për 35 miliardë shkarkime.

Derisa nuk është në ligë të mëdha sa i përket numrave me vetëm 150,000 aplikacione në dyqanin e vet për Windows Phone, mos e përjashtoni ndërmarrjen e Microsoft. Sipas redaktorit ekzekutiv të PCWorld-it, Tom Spring, Windows 8 do të jetë gjithkund në Shfaqjen e Elektronikës Konsumuese në Las Vegas javën e ardhshme.

Disa shenja të tjera tregojnë që katalogu i aplikacioneve të ndërmarrjes Microsoft me gjasë do të shënojë ngritje. Një muaj pas lëshimit të Windows 8, Microsoft-i lajmëroi që ka shitur 40 milionë licenca për sistemin e ri operativ dhe Microsoft ka bërë një shtytje të fuqishme për t’i bërë zhvilluesit që të zhvillojnë për ekosistemin e vet.

LEXO EDHE:  Aplikacioni i komunikimit Google Allo jep sot lamtumirën

“Ishin më tepër aplikacione në Windows Store në lëshim se sa ndonjë aplikacion tjetër në lëshimin e tyre dhe që atëherë, numri i aplikacioneve në Windows Store është dyfishuar. Një numër i aplikacioneve në Windows Store ka kaluar etiketën prej 25,000 dollarëve përfitime dhe zhvilluesi mban 80 për qind të fitimit që e merr nga shkarkimet për jetën e aplikacionit të tyre”,- shkroi zyrtari i Windows, Brandon LeBlanc në një postim në blog gjatë muajit nëntor. (PC World Albanian)

Applications

Lajmet e fundit>