Ja se si

Nxirrni audion nga CD me kualitet studioje

Publikuar , 24 Korrik 2009
0
Nxirrni audion nga CD me kualitet studioje

Kur dëgjoni muzikë të koduar, nuk mund të dëgjoni atë që artisti ka krijuar. Do t’ju tregoj një mënyrë se si të kopjoni (rip) audiot nga CD-ja dhe t’i kodoni në Flac (Free Loseless Audio Codec), duke i kompresuar me kujdes bit për bit kopjet e muzikës. Gjithë sa duhet të keni është një PC me disk optik, disa softuerë pa pagesë dhe koleksionin e CD-ve.

Merrni kopjen e saktë të audios

Për ta bërë këtë hap, do t’ju duhet të shkarkoni dhe instaloni Exact Audio Copy (exactaudiocopy.de), që është falas. Exact Audio Copy (EAC) është i fuqishëm, fleksibël dhe ju jep rezultate jashtëzakonisht të sakta. Instalimi i EAC do të instalojë gjithashtu edhe kodekun FLAC (vetëm nëse zgjidhni mosintalimin). Do të gjeni mbështetje për FLAC në disa prej veglave për muzikë më të mira në treg, siç janë Sonos Digital Music System Logitech Transporter, Squeezebox dhe Olive’s Opus No.4. Gjetja e një music player portativ është akoma më e vështirë. Nëse nuk do ta zëvendësonit me dëshirë pajisjen tuaj për luajtjen e mizikës, me ndonjë të tillë që mbështetet me FLAC, mund t’i dekodoni skedarët FLAC në ndonjë format tjetër, si MP3, që pajisja e juaj e muzikës sigurisht do ta njohë.
Pranojeni instalimin e EAC dhe opsionet e zakonshme që ofrohen gjatë instalimit, duke klikuar butonin Next gjatë çdo lajmërimi. Pastaj lejojeni programin të testojë tiparet e CD drive. Nuk duhet të merrni ndonjë vendim kur dritarja e instalimit të ofrojë opsionet e selektimit, ndër të cilat duhet të selektoni opsionin FLAC. Nëse dëshironi të përdorni shërbimin falas online të databazës Freedb për të shkarkuar detajet e CD-së që po kopjoni, shkruani adresën tuaj e-mail kur t’ju kërkohet. Këto informacione të kërkuara nuk do të bien në dorë të krijuesve të spamëve, por nëse keni droje, mund të përdorni edhe informacione të gjënjeshtërta. Programi i kërkon këto të dhëna nga ju për të krijuar etiketa ID3 për skedarët që krijoni. Në hapin e ardhshëm, përdorni emrin e zakonshëm, që mund ta ndryshoni më vonë, pastaj zgjidhni opsionin expert dhe në fund klikoni finnish. 

LEXO EDHE:  Ja sesi të çaktivizoni gjurmimin e vendndodhjes suaj nga Facebook

Instaloni AccurateRip

Njerëzit duan që audioja e nxjerrë nga CD-ja të jetë sa më e saktë dhe e kualitetit të lartë. AccurateRip (accuraterip.com), një palë e tretë për shtesat Exact Audio Copy, ju lejon t’ia arrini qëllimin. EAC posedon AccurateRip vetvetiu, pra nuk ka nevojë që të shqetësoheni për të. Sa herë që bëni kopjoni një CD, AccurateRip i krahason rezultatet tuaja me ato që njerëzit e tjerë kanë nxjerrë nga po e njëjta CD. Kur procesi i nxjerrjes së audios nga CD-ja të ketë përfunduar, EAC do t’ju shfaqë një raport shumë të besueshëm. Nëse rezultatet janë të njëjta me ato të të tjerëve, atëherë nxjerrja e audios ka qenë plotësisht e saktë. Por nëse rezultatet ndryshojnë, fajet për këtë mund t’i ketë disku që keni. Pastrimi i diskut mund ta zgjidhë këtë problem.

Vendosi opsionet e kopjimit

Exact Audio Copy ka një numër të madh truqesh për të dhënë rezultate shumë të mira. Disa nga këto vegla janë bashkangjitur me programin, ndërsa të tjerat janë shtesa të krijuara nga zhvillues të jashtëm. Unë përdor vegla nga të dy llojet, në mënyrë që të marr një cilësi sa më të mirë, madje edhe nga CD-të e dëmtuara shumë. Do t’ju flas vetëm për vlerat që ndryshoj për të arritur rezultate të kënaqshme. Për të filluar, klikoni menynë EAC dhe zgjidhni EAC options nga lista e opsioneve që hapet vertikalisht. Hiqni nga përdorimi elementin e etiketuar No use of null samples for CRC calculations. Kjo do t’ju japë rezultate më të sakta. Hiqni nga përdorimi Lock drive tray during extraction, në mënyrë që të mund ta hapni diskun në rast se programi prishet apo ndal procesin e kopjimit të audios nga CD-ja. Së fundi, ndryshoni vlerat e Extraction and compression priority dhe Error recovery quality, nga vlerat e tyre të zakonshme, në vlera të larta.

LEXO EDHE:  Ja sesi të kaloni në fazën e katërt të Fortnite Prisoner

Kjo mund ta ngadalësojë procesin e kopjimit së audios nga CD-ja, por gjithsesi do t’ju japë rezultate të mira. Gjithë të tjerat lërini në vlerat e tyre të zakonshme. Klikoni fushën General, pastaj selektoni unknown CDs dhe zgjidhni opsionin për t’iu qasur automatikisht databazës Freedb. Gjitha të tjerat lërini në vlerat e tyre të zakonshme. Evitoni fushave Tools, Normalize dhe zgjidhni Filename. Këtu, ju duhet t’i tregoni EAC se si t’i emërojë skedarët e t’i organizojë në harddisk. 

Shkruani karakteret në vazhdim në kutinë Naming sheme: %A\%C\%N – %. Kontrolloni kutinë e etiketuar Use various artist naming scheme dhe shkruani karakteret e ardhshme nën kutinë poshtë: Various Artists\%C\%N – %A %T. Instruksionet e dy hapave të kaluar, i tregojnë EAC-së të krijojë çerdhen e strukturës së direktoriumit, ku çdo artist do të ketë nëndirektorinë e vet, për çdo titull albumi. Klikoni fushën Directories dhe hyni në direktorinë kryesore, ku dëshironi të sistemoni audiot e nxjerra nga CD-ja. Shembull: nëse do të kopjonit Dire Straits CD Love Over Gold në dosjen My Music, direktoria do të duket kështu: C:\MyDocuments\My Music\Dire Straits\Love Over Gold\01 –Telegraph Road.flac. Injoroni opsionet e tjera të kopjimit me EAC dhe klikoni OK.

Plotësoni boshllëqet

CD-të komerciale zakonisht kanë hapësira bosh mes këngëve. Shumica e hapësirave përmbajnë “heshtje dixhitale”, ndërsa të tjera kanë pjesë nga kënga e kaluar, nga ajo që vjen në vazhdim, apo edhe një këngë të tërë. Një CD palyer do ta luajë boshllëkun vetëm nëse të gjitha këngët zgjidhen të luajnë automatikisht dhe në vazhdimësi. Nëse kaloni nga kënga e parë drejt në të tretën, nuk do të dëgjoni asnjë hapësirë bosh. Kur kopjoni audion nga një CD, EAC do t’i bashkëngjisë vetvetiu hapësira bosh. Nëse dëshironi që programi t’i shmangë plotësisht këto hapësira shtypni F4 për të aktivizuar EAC detect gaps edhe në CD. Klikoni menynë Action dhe pastaj zgjidhni opsionin që preferoni.

LEXO EDHE:  Aplikacionet Android funksionojnë ngadalë? Ja çfarë duhet të bëni

Kopjoni disa audio nga një CD

Shumica e punës gjatë përdorimit të Exact Audio Copy për kopjimin e audiove nga CD-të, është pjesë në procedurën së setup. Procesi aktual i kopjimit të audiove është jashtëzakonisht i thjeshtë. Fusni diskun në CD-Rom, klikoni në menynë Action dhe pastaj zgjidhni Test and Copy Selected Tracks. EAC do të testojë procesin e kopjimit të audios nga CD-ja dhe të gjitha këngët do të kompresohen në formatin FLAC. Pas çdo hapi të kompresimit, programi do të fshijë automatikisht formatet .wav. Në fund të procesit të kopjimit, EAC do të gjenerojë një raport Status and Error Messages. Informacioni më i rëndësishëm në këtë raport është saktësia e kopjimit të audiove nga CD-ja, bazuar në databazën e AccurateRip. Ndoshta do të dëshironit ta ruani qasjen dhe dosjen me audiot e kopjuara nga CD-ja për referenca të ardhshme. Ndaj përsëriteni këtë hap me komplet librarinë e CD-së.

Lajmet e fundit>