Softuer

O2 lanson shërbimet 3G mbi spektrin 2G në Britaninë e Madhe

Publikuar , 18 Mars 2011
0
O2 lanson shërbimet 3G mbi spektrin 2G në Britaninë e Madhe

Njëjtë si kompania rivale Vodafone, edhe O2 ka spektrin në valët 900MHz që e përdorë për shërbimet standarde GSM që përfshijnë thirrje telefonike dhe porosi të shkruara. Ky spektër lejon qarkullimin e shërbimeve në distanca më të mëdha dhe me një mbulim më të mirë brenda ndërtesave. Në janar autoriteti Rregullativ i Britanisë së Madhe, Ofcom u dha lejen kompanive që zotërojnë spektrin 900MHz të përdorin atë edhe për brodband mobil – një veprim që njihet edhe si rifarmim i spektrit.

Të premten, O2 deklaroi që ka lëshuar në përdorim 3G 900MHz në Londër. Gjithashtu për herë të parë u konfirmua që prej muajit janar, se kompania ka lëshuar të njëjtat shërbime pa bërë bujë të madhe në “qytetet kryesore” të Britanisë së Madhe, përfshirë Lidsin, Birmingemin dhe Mançesterin. Qytetet e tjera do të vijnë në muajt në vijim.

“Ky kalimi është i fundit në serinë e përparimeve në rrjet për O2, dhe është i pari në Mbretërinë e Bashkuar dhe për Telefonica-në,” deklaroi zyrtari i O2 të premten. “Ne kemi reaguar shpejtë për të sjellur beneficionet e 3G në spektrin 900MHz tek konsumatorët tanë dhe jemi të ngazëllyer me rezultatet e para. Thjesht, në rrjetin e O2, konsumatorët mund të përdorin më shumë të dhëna, dhe atë në mënyrë më të shpejtë.”

Sipas O2, përdorimi i 3G në 900MHZ sjell rritje deri në 50% në kapacitetin e rrjetit dhe 30% në shpejtësinë e shkarkimeve. Sidoqoftë, vetëm konsumatorët me pajisje të pajtueshme si iPhone 4, HTC HD7 dhe Samsung Galaxy S mund të shfrytëzojnë këto përparësi. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Uber tarifon gabimisht përdoruesit 100 herë më shumë sesa kushtonte udhëtimi

Lajmet e fundit>