Lajmet

Obama bën thirrje për të hulumtuar ndikimin e dhunës në video-lojëra

Publikuar , 17 Janar 2013
0
Obama bën thirrje për të hulumtuar ndikimin e dhunës në video-lojëra

Game

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, bëri thirrje në kongres që të ofrojë një financim për hulumtimin rreth dhunës në video – lojëra dhe lidhjet e saj të mundshme me dhunën me armë në botën reale.Barack Obama

Propozimi i Obamës është pjesë e një pakoje të shkallës së gjerës të lëvizjeve politike të lajmëruara gjatë ditës së mërkurë.

Obama i kërkoi kongresit që të japë 10 milionë dollarë për një studim nga Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve (CDC) duke shikuar në lidhshmërinë mes video lojërave, dhunës në media dhe dhunës me armë.

Studimi i propozuar është njëri nga propozimet e bëra nga Obama në një përpjekje për të adresuar dhunën me armë në Shtetet e Bashkuara, pas sulmit me armë në një shkollë në Newtown, Connecticut, një muaj më parë.

Mbrojtja e fëmijëve të SHBA-së “është puna jonë e parë si një shoqëri”,- tha Obama. “Kjo është se si ne do të gjykohemi.” Rreth 30,000 banorë në Shtetet e Bashkuara vdesin si pasojë e incidenteve në lidhje me armë.

Studimi i CDC-së është pjesë e përpjekjes së Shtëpisë së Bardhë për të ndalur një ngecje të kongresit për hulumtimin rreth dhunës me armë. Që nga mesi i viteve 1990, Kongresi ka parandaluar CDC-në dhe agjencitë e tjera federale nga hulumtimi i shkaktarëve të dhunës me armë.

“Ne nuk përfitojmë nga injoranca”,- tha Obama. “Ne nuk përfitojmë duke mos e ditur shkencën e kësaj epidemie të dhunës.”

Ndikimi i dhunës në video-lojëra

Shumë kritika, duke përfshirë Shoqatën Kombëtare të Pushkëve, kanë shënjuar drejt dhunës në lojëra dhe filmave si shkaktar i mundshëm për dhunën në botë reale në Shtetet e Bashkuara.

LEXO EDHE:  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, aktivitetet në fushën e IT-së do të paguajnë 5% tatim fitimi

GamesIndustritë për argëtim dhe video lojëra “kanë një përgjegjësi për t’iu dhënë prindërve vegla dhe zgjedhje rreth filmave dhe programeve që fëmijët e tyre i shikojnë dhe lojërat që fëmijët e tyre i luajnë”,- tha në një deklaratë Shtëpia e Bardhë.

Obama bëri thirrje po ashtu në kongres që të vendoset një ligj që kërkon kontrollimin e prapavijës përpara të gjitha shitjeve të armëve, duke përfshirë shitjet në shfaqjet e armëve.

Ai bëri thirrje po ashtu në kongres që të kufizohen revistat me armë në 10 runde dhe të rivendoset një bllokim në shitjen e pushkëve të stilit ushtarak në Shtetet e Bashkuara, ndonëse ka një papajtueshmëri të madhe rreth përkufizimit të pushkëve për sulm. (PC World Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>