Biznes

Obama me projekt te ri që hap vende të reja pune

Publikuar , 02 Korrik 2010
0
Obama me projekt te ri që hap vende të reja pune

Grantet dhe huat, që do të përcillen më vonë edhe nga 200 milion dollarë tjerë në investime të jashtme, janë pjesë të pakos masive stimuluese federale të Obamës. Obama  ka theksuar se projekti i infrastrukturës në mënyrë të drejtpërdrejtë do të krijojë 66 projekte të infrastrukturës që do të sjelin 5.000 vende të reja të punës dhe do të ndihmojë ngritjen e zhvillimit ekonomik në disa prej komuniteteve më të goditura të vendit.

Lajmi arrin në momentin kur papunësia në SHBA ka pësuar për herë të parë rënie në këtë vit gjatë muajit qershor, pasi që punët e përkohshme përfunduan dhe punësimi privat pësoi një rritje më të vogël sesa që u prit, duke i shkaktuar kështu telashe Obamës që si prioritet kyç ka pasur dhe ka krijimin e vendeve të punës.

Departamenti i Agrokulturës dhe Tregtisë do të administrojë me grantet dhe huat, që janë dhënë për projekte në 50 shtete dhe në Washington D.C.

Duke rritur qasjen broadband në zonat rurale dhe tek familjet me të hyra më të ulta dhe tek bizneset më të vogla, po vendoset një pjesë e madhe e Planit Nacional Broadband që u vendos më herët gjatë këtij viti nga Komisioni Federal i Komunikimit.

Projektet do të përfshijnë shtresimin e komunikimeve mes linjave të shtëpive, spitaleve dhe shkollave dhe zgjerimin e fabrikave kompjuterike në librari, kolegje të komunitetit dhe zonave tjera publike.

Shtëpia e Bardhë ka theksuar se projektet që do të shpalosen gjatë ditës së sotme, do të rrisin në 2.7 miliard dollarë grantet dhe huat broadband që u janë dhënë më shumë se 260 projekteve anembanë SHBA-së, qysh prej dhjetorit të vitit 2009.

LEXO EDHE:  Porsche prezanton makinën e re elektrike

Lajmet e fundit>