Lajmet

Obama premton përfundimin e përgjimeve ndaj kancelares Merkel

Publikuar , 19 Janar 2014
0
Obama premton përfundimin e përgjimeve ndaj kancelares Merkel

5391031061_8a9b0c7348_o_large_verge_medium_landscapePresidenti amerikan Obama është shfaqur gjatë ditës së djeshme në televizionin publik gjerman në përpjekje për të ulur tensionet pas skandalit të vëzhgimeve të agjencisë NSA. Gjatë intervistës me televizionin publik ZDF, raporton Reuters, Obama tregoi hapa për të riparuar marrëdhëniet diplomatike me kancelaren gjermane Angela Merkel, duke deklaruar që ndonëse ata mund të kenë dallime në disa çështje sa i përket politikave të huaja, “nuk ka arsye për të përgjuar”. Intervista e Obamës vjen një ditë pas ligjëratës së mbajtur të presidentit amerikan në lidhje me reformat e ndërmarra për NSA-në, gjatë të cilës ai lajmëroi një përfundim të vëzhgimit të liderëve nga të gjitha kombet aleate. Duke e ritheksuar atë pikë, Obama tha për ZDF: “ Derisa unë të jem president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kancelarja gjermane nuk ka nevojë të shqetësohet për atë.” Marrëdhëniet mes dy liderëve pësuan një goditje vitin e kaluar pasi ishin zbuluar dokumente për Der Spiegel ku tregohet që NSA kishte spiunuar telefonin e Merkel që nga viti 2002. Merkel e kishte quajtur këtë spiunim “një çarje serioze të besimit” në atë kohë.

Megjithatë, presidenti u ndal për pak çaste për të kërkuar falje për programin e spiunimit, duke u përqendruar më tepër në atë që fuqia për vëzhgim e SHBA-së është një “përgjegjësi e posaçme”. “Pse na duhen shërbimet e inteligjencës nëse ata do t’i gjenin vetëm gjërat që mund t’i lexoni në Spiegel ose New York Times?” pyeti ai. Sidoqoftë, deklaratat e presidentit Obama nuk shkojnë aq larg. Derisa kancelarja Merkel ende nuk ka bërë ndonjë koment, ministri gjerman i drejtësisë, Heiko Maas, tregoi për gazetën gjermane Bild am Sonntag fundjavën e kaluar se: “Vetëm njëherë kemi nënshkruar një marrëveshje ligjore detyruese që mbron të gjithë qytetarët e cila mund të humbas besimin të fituar më pas.” (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Koreja e Veriut ka vjedhur 2 miliardë dollarë përmes sulmeve kibernetike