Lajmet

Obama vendos përjashtime për NSA-në për të shfrytëzuar vrimat e sigurisë në internet

Publikuar , 14 Prill 2014
0
Obama vendos përjashtime për NSA-në për të shfrytëzuar vrimat e sigurisë në internet

5391031061_8a9b0c7348_o.0_standard_640.0Vrima Heartbleed është duke i shtyrë disa amerikanë të pyesin nëse qeveria amerikane publikisht do të zbulonte një vrimë të tillë ose do ta mbante të fshehtë në emër të sigurisë kombëtare. Tani duket që leja për rastin e dytë vjen drejtpërdrejt nga autoritetet.

Presidenti Obama ka dhënë leje – në rastin e “një çështjeje të qartë të sigurisë kombëtare ose nevojës për zbatim të ligjit” – për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë (NSA) për të shfrytëzuar vrimat softuerike që i zbulon pa i njoftuar kompanitë ose publikun për vrimat e gjetura.

Vendimi, i raportuar nga New York Times, ishte marrë gjatë janarit të këtij viti si pjesë e vëzhgimit të rekomandimeve për reformim të NSA-së. Zyrtarët e administratës amerikane tregojnë për Times që Obama vendosi që NSA-ja duhet të zbulojë vrimat për publikun, por ishte një përjashtim në rastin e një nevoje “të qartë” për sigurinë kombëtare dhe për qëllime të zbatimit të ligjit.

Përjashtime të tilla janë të gjera dhe do të mund t’ia mundësonin NSA-së që të shfrytëzonte një vrimë si Heartbleed-i, teksa publiku do të mbetej në rrezik nga sulmet nga hakerët dhe të tjerët.

Shtëpia e Bardhë nuk e ka lajmëruar publikisht vendimin e Obama-s në lidhje me çështjen dhe lajmi për të vjen teksa administrata qendrore amerikane dhe NSA-ja mohojnë që NSA-ja kishte njohuri për ekzistencën e Heartbleed-it.

Një raport nga Bloomberg më herët gjatë javës së kaluar thoshte që NSA-ja e kishte shfrytëzuar Heartbleed-in për t’ia mundësuar qasjen në të dhënat e paenkriptuara në ueb. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Europol lançoi mjetin e ri të neutralizimit të të gjithave versioneve të ransomware GandCrab

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>