Biznes

Oferta më e fundit nga Primo

Publikuar , 19 Tetor 2011
0
Oferta më e fundit nga Primo

Kompania Primo renditet ndër kompanitë më efikase në tregun e territorit të Shqipërisë. Përkushtimi i saj ndaj klientëve shihet në cilësinë e mirë të shërbimeve dhe në ofertat e njëpasnjëshme që ajo nxjerr në treg. 

Ofertat janë nga më të ndryshmet, më e fundit është oferta për zbritjen në 45% të tarifave, zbritje e cila është e konsiderueshme për xhepat e konsumatorëve dhe përdoruesve të saj. Brenda kësaj pakete oferte gjendet një serë mundesish për klientët e Primo, përveç zbritjes së çmimit, i cili pothuajse është përgjysmuar:

 

  • 512 kbps – nga 18 Euro bëhet 10 Euro
  • 1 Mbps – nga 25 Euro bëhet 15 Euro
  • 2 Mbps – nga 35 Euro bëhet 25 Euro

Primo sjell edhe avantazhe të ndryshmë të shërbimit të saj siç janë: e-mail Antispam dhe argëtim me lojëra vetëm brenda rrjetit Primo. Por kjo nuk mbaron këtu, njëkohësisht kjo kompani ofron edhe dyfishimin e përfitimit, nëse klienti bën një abonim 6-mujor në paketat 1 dhe 2 Mbps, përfiton në këtë mëyrë dyfishimin e  shpejtësisë për 3-mujorin e dytë  të kontratës, ndërkohë që për një abonim 12-mujor përfitohet dyfishim i shpejtësisë për gjithë vitin. Gjithashtu nëse kompania rekomandohet tek një individ tjetër, sëbashku me këtë të fundit përfitohet dyfishim i shpejtësisë për të gjithë periudhën e abonimit.                                                     

Primo ka një numër të konsiderueshëm përdoruesish, dhe gjithmonë e më shumë ajo është duke zgjeruar dhe përforcuar ndikimin e saj në treg.  Kjo ndodh për arsye se një ndër parimet e saj është qëndrimi besnik ndaj cilësisë së shërbimeve që i ofron publikut të gjerë.

LEXO EDHE:  Huawei vazhdon të jetë pjesë e listës së zezë pavarësisht premtimit të Trump

Lajmet e fundit>