Lajmet

Ofertë e re e Microsoft: Abonohuni te Office

Publikuar , 05 Nëntor 2008
0
Ofertë e re e Microsoft: Abonohuni te Office

Bryson Gordon, menaxher produkti për Microsoft Offi ce hedh poshtë zërat se Equipt është një përpjekje për të rivalizuar Google Docs dhe programet tjera falas për punë zyrash si IBM Symphony.

Ai thotë se Equipt shënjestron njerëzit që kërkojnë një komplet sigurie për PC si Windows Live OneCare dhe që nuk kanë blerë kompletin e ri të Office, por përdorin ndonjë version të vjetër apo pirat.

Microsoft po shet Equipt për tani përmes shitoreve Circuit City. Për vendosjen e çmimit prej 70$ për abonim, Gordon thotë se Microsoft ka marrë parasysh çmimin me zbritje për dy produktet Windows Live One Care (50$ për vit), Office Home dhe Student 2007 (150$ për licencë të përhershme).

Konsumatorët mund të përdorin Equipt deri në tre PC me një abonim vjetor.

LEXO EDHE:  Operatorët Gjermanë dhanë 6.6 miliardë euro për frekuencat 5G

Lajmet e fundit>