Lajmet

Office 365 bëhet Microsoft 365

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Prill 2020
0
Microsoft 365 kushton 70 dollarë në vit për punonjësit që duan të kenë akses në opsionet më të fundit, por për shumicën blerja njëherë e Microsoft Office është opsioni më i përballueshëm. Office 365 bëhet Microsoft 365

Ndërsa përdoruesit janë në gjendje të blejnë suitën e produktivitetit të Microsoft Office, kompania dëshiron që ta ofrojë atë në formë abonimi.

Nga dita e sotme shërbimi Office 365 ka një emër të ri, Microsoft 365. Vjen me aplikacionet që ju shkojnë në mendje si Word, Excel, PowerPoint etj dhe funksionojnë në desktop dhe mobile.

Versioni pa pagesë në ueb i Microsoft 365 ofrohet vetëm në desktop. Abonimet Personale dhe Familjare vinë me 1TB hapësirë cloud dhe 1 orë telefonata në muaj në Skype për të gjitha lidhjet fikse dhe mobile.

Së bashku me ndryshimin e emrit, kompania solli edhe një aplikacion më vete quajtur Microsoft Editor dhe që është i disponueshëm në ueb.

PowerPoint është pajisur me modele të reja dhe imazhe sfondi të cilësisë së lartë. Word dhe Excel gjithashtu janë pajisur me modele të reja të cilat u vinë në ndihmë mësuesve gjatë pandemisë së koronavirusit.

Aplikacioni To-Do shërben për organizimin e planeve të tuaja ditore, ndërsa Excel mund të krijojë lista interaktive. Aplikacioni Family Safety që do të vijë së shpejti do të ndihmojë prindërit të monitorojnë kohën që fëmijët shpenzojnë në pajisje të ndryshme përfshirë Xbox.

Microsoft 365 kushton 70 dollarë në vit për punonjësit që duan të kenë akses në opsionet më të fundit, por për shumicën blerja njëherë e Microsoft Office është opsioni më i përballueshëm.

Për familje 365 kushton 100 dollarë në muaj për gjashtë anëtarë duke kursyer mjaftueshëm para. Për ata që janë në buxhet, Word, Excel dhe PowerPoint ofrohen si aplikacione falas në ueb. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft tregon sesa njerëz janë në Skype çdo ditë gjatë izolimit të COVID-19