Lajmet

Office Online do të quhet thjeshtë Office

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Korrik 2019
0
Një në farë mënyrë ndryshimi i Microsoft ka sens sepse unifikon brendin dhe përdoruesit nuk bëjnë dallimin nëse po hapin aplikacionet në ueb apo në desktop. Office Online do të quhet thjeshtë Office

Herën tjetër që do të hapni ndonjë prej versioneve ueb të Microsoft Office, do të vini re diçka ndryshe me aplikacionet.

Shumë shpejt Microsoft do të largojë brendin “Online” nga suita Office Online dhe tu referohet aplikacioneve në ueb thjeshtë Office.

Vendimi do të thotë se produkte si Word Online apo PowerPoint Online do të quhen thjeshtë Word dhe PowerPoint. E njëjta vlen për pjesën tjetër të aplikacioneve Office.

Një në farë mënyrë ndryshimi i Microsoft ka sens sepse unifikon brendin dhe përdoruesit nuk bëjnë dallimin nëse po hapin aplikacionet në ueb apo në desktop.

Nga ana tjetër mund të shkaktojë konfuzion kur Microsoft përpiqet ti diferencojë aplikacionet desktop, me ato mobile dhe ueb. Kompania tha se do të vazhdojë tu referohet aplikacioneve në ueb si “Office for web” për të qartësua platformën.

Edhe pse Word, PowerPoint dhe Excel nuk do të kenë më emërtimin Online, për Exchange Online, SharePoint Online, Project Online dhe Office Online Server asgjë nuk ka ndryshuar sepse do të ngelen ashtu. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft sjell një aplikacion Office për Windows 10, një hub për çdo version të suitës Office

Lajmet e fundit>