Lajmet

Office për iPad arrin 12 milion shkarkime një javë pas lançimit

Publikuar , 04 Prill 2014
0
Office për iPad arrin 12 milion shkarkime një javë pas lançimit

8856-255-140403-Office-12M-lMicrosoft-i prezantoi Office për iPad javën e kaluar dhe tashmë sipas raporteve që janë publikuar ky aplikacion është shkarkuar 12 milion herë, citon vetë kompania në Twitter.

Microsoft thekson në rrjetin social: “Më shumë se 12 milion shkarkime të Word, Excel, PPT & OneNote për #iPad nga @AppStore <3#OfficeforiPad pic.twitter.com/iT2egNPDkj — Office (@Office) April 3, 2014

Gjithsesi, duke pasur parasysh se versioni falas i aplikacionit mbështet vetëm shikimin e dokumenteve dhe jo editimin apo bërjen e ndryshimeve, nuk është akoma e qartë sesa nga këto 12 milion përdoruesish kanë harxhuar para për blerjen e një abonimi në Office 365. Kjo arritje mbetet akoma një tregues sesa të interesuar janë njerëzit për versionin Office për iPad. Ndërkohë ky lançim mund të bëjë që më shumë njerëz të interesohen për këtë version dhe mbase të blejnë edhe një version me pagesë të aplikacionit në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  iPad Pro ka strukturë ndërtimi të dobët, përkulet lehtësisht

Lajmet e fundit>