Lajmet

Oficina dhe Innovation NEST ftojnë startupet në programin e inkubimit dhe akselerimit Flexible Startup Support

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Nëntor 2019
0
Ky program përbëhet prej katër modulesh: Lean Startups, Zhvillim dhe Modelim Biznesi të qëndrueshëm, Planifikim Strategjik të Shitjeve dhe Marketingut dhe Planifikim Financiar dhe Mbledhje fondesh. Oficina dhe Innovation NEST ftojnë startupet në programin e inkubimit dhe akselerimit Flexible Startup Support

Oficina dhe Innovation NEST, mbështetur nga programi Bashkimi Evropian për Inovacionin, ftojnë të gjithë startupet për të aplikuar në programin Flexible Startup Support, një program hibrid inkubimi dhe akselerimi ndërtuar specifikisht për startupet Shqiptare të cilat janë në fazën e pas-ideimit, në validim dhe zhvillim.

Ky program përbëhet prej katër modulesh: Lean Startups, Zhvillim dhe Modelim Biznesi të qëndrueshëm, Planifikim Strategjik të Shitjeve dhe Marketingut dhe Planifikim Financiar dhe Mbledhje fondesh.

Programi është dizajnuar për të mbështetur ekosistemin duke përdorur një qasje sipërmarrëse dhe siguruar se ISO e partnerëve mbështeten në një model të qëndrueshëm.

Flexible Startup Support Program ofron startupeve të marrin pjesë në secilin ose të gjitha modulet e ofruar bazuar në kërkesë dhe sfidë me të cilat përballen startupet.

Të gjitha startupet që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij programi mund të aplikojnë në këtë lidhje: http://www.oficina.al/flexible-support/

Për zhvillimet më të fundit ju ftojmë të ndiqni faqen e aktivitetit në rrjetin social Facebook: https://www.facebook.com/441101803314089/posts/579926172764984

Oficina është një nismë e cila ka për qëllim integrimin e të rinjve, startupeve dhe bizneseve inovative në mbështetje të rritjes ekonomike, punësimit të të rinjve në Shqipëri.

Inovation NEST është një Rrjet Ballkanik Investitorësh Engjëj i cili synon të mbështesë, investojë, inkubojë dhe ndihmojë në zhvillimin e teknologjive të reja në industrisë dhe sipërmarrjes e Ballkanit Perëndimor. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  5 trende teknologjike që do të ndryshojnë jetët tona në 2020

Tags >

Oficina
Lajmet e fundit>