Harduer

OLED TV 15 inç nga LG

Publikuar , 06 Shtator 2009
0
OLED TV 15 inç nga LG

Në stendën e LG-s në IFA është gjetur ky TV i jashtëzakonshëm nga kjo kompani, që në fakt është një panel 15 inçësh me teknologji prodhimi OLED dhe që veçohet me një dizajn të mprehtë dhe shumë të hollë.

Megjithëse kjo është gjysma e madhësisë që ka LCD-ja ose plasma TV-ja e një personi mesatar, prapëseprapë mund të thuhet se është progres. Momentalisht Sony është kompania e vetme që shet një OLED dhe ka madhësi në diagonale prej 11 inç. LG pritet që edhe zyrtarisht të paraqet rivalin e tij në treg, më vonë gjatë vitit të ardhshëm në Kore.

Emërtimi i televizorit në fjalë është “The Object” dhe sipas detajeve të pakta që kemi tani bëhet fjalë për një TV me trashësi prej vetëm 0.1 inç dhe me një peshë prej pothuajse 0.32 kg.

LEXO EDHE:  Galaxy Fold është më i brishtë sesa Samsung pretendon

Lajmet e fundit>