Harduer

Olympus paraqet aparateve të reja digjitale për seritë FE dhe mju

Publikuar , 22 Korrik 2009
0
Olympus paraqet aparateve të reja digjitale për seritë FE dhe mju

Përgjatë modeleve të reja në rangun FE, ju mund të llogaritini modelet FE-5020 (5x zoom optik super të gjerë), FE-4000 (4x zoom optik të gjerë) dhe FE-26 (3x zoom optik). Duke lënë anash dallimet në madhësi të thjerrës, aparatet e reja digjitale janë pothuajse identik, pasi që përmbajnë CCD 12 megapikselësh, ekrane 2.7 inç, përcjellje të avancuar të fytyrës, modus inteligjent të zërimit, dhe përkrahje për kartelat XD-Picture dhe microSD.

E nëse këto nuk mjaftojnë atëherë duhet të dini se FE-5020 dhe FE-4000 gjithashtu përfshijnë edhe një funksionalitet “Magic Filter” (Filtër magjik).

Gjithashtu ky prodhues ka shpalosur edhe disa shtesa të reja në linjën mju. mju 7010 është i riu që veçohet me 7x zoom optik, e që në anën tjetër është pothuajse i njëjtë me produktet e lartpërmendura (12 megapikesl, ekran 2.7 inç, përcjellje të avancuar të fytyrës, modus inteligjent të zërimit, filtër magjik, etj).

Të gjitha pajisjet e lartpërmendura pritet të paraqiten në treg gjatë muajit gusht. Çmimet ende nuk janë bërë të ditura për aparatet e serisë FE, ndërsa ai i serisë mju pritet të ketë një çmim prej 400 dollarësh.

LEXO EDHE:  Huawei mashtron publikun në lidhje me performancën e telefonëve

Lajmet e fundit>