Harduer

One UI 3.1 barazon në funksionalitet Galaxy S21 me S20

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Shkurt 2021
Përditësimi sjell më pranë modelet Galaxy S20, Galaxy S20 Plus me Galaxy 21, S21 Plus në aspektin e funksionalitetit edhe pse disa prej tyre mbeten ekskluzive për smartfonët e rinj. One UI 3.1 barazon në funksionalitet Galaxy S21 me S20

Samsung lajmëroi se përditësimi më i fundit One UI 3.1 ka filluar të lançohet për disa modele të vjetra telefonësh. Ky përditësim do të sjellë disa prej funksioneve softuerike të linjës Galaxy S21 në flagshipët e viteve të kaluara të Samsung si Galaxy S20, Galaxy Note 20, Galaxy Z Fold 2 dhe Galaxy Z Flip.

Shumica e funksioneve të reja fokusohen tek përmirësimet e kamerës së Galaxy S21 mundësuar përmes softuerit. Disa prej tyre janë “single take” e cila kap automatikisht disa imazhe dhe video me një klikim; mjeti inteligjent për eliminimin e objekteve të padëshiruara nga fotot dhe opsioni për të përdorur të dy mikrofonët të telefonit dhe bluetooth për të regjistruar zërin.

Përditësimi sjell më pranë modelet Galaxy S20, Galaxy S20 Plus me Galaxy 21, S21 Plus në aspektin e funksionalitetit edhe pse disa prej tyre mbeten ekskluzive për smartfonët e rinj.

E shtuar në modelet e 2020 është “Eye Comfort Shield” që automatikisht përshtat dritën blu të ekranit bazuar në orarin. Private Share, një teknologji enkriptimi bazuar në blockchain për dërgimin e skedarëve dhe fotove, është tjetër risi për S20.

Përditësimi One UI 3.1 do të lançohet duke filluar nga dita e sotme në disa rajone. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung dyfishon fitimin pavarësisht pandemisë